Kronika e zeze

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, vdesin dy vëllezërit

aksidentNjë aksident me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Korçë-Ersekë. Viktimat janë Ervis Çollaku, 31 vjeç dhe vëllai i tij, Voltis Çollaku, 36 vjeç. Burime nga policia  thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:55 të ditës së sotme në fshatin Dovran. Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe, që ka çuar në daljen nga rruga të mjetit me targa AA 864 GR. Dy të rinjtë kanë qenë duke u kthyer nga një dasmë për banesën e tyre. Policia është në vendngjarje dhe po punon për evidentimin e plotë të shkaqeve e dokumentimin e ngjarjes .

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button