Home / Sporti / Sporti ne bote / Kërkohet rikthimi i Alfa Romeo në Formula 1

Kërkohet rikthimi i Alfa Romeo në Formula 1

Bosi i Fiat Chrysler Automobiles (FCA) dhe i Ferrari, Sergio Marchionne, ka folur te henen lidhur me mundesine e rikthimit ne Formula 1 te Alfa Romeo, nje marke e FCA, sipas asaj qe raportojne mediat italiane.
“Eshte e pabesueshme qe marka Alfa Romeo eshte ne zemren e njerezve. Do te jete e ligjshme qe ajo te rikthehet ne Formula 1”, konfirmoi Marchionne gjate nje konference shtypi ne Maranello (qender), ne seline e Ferrari.
Ai kembenguli: “eshte e rendesishme qe Alfa Romeo te rikthehet, pasi do te jete nje konkurrent me shume”.
Alfa Romeo, per te cilen garoi Enzo Ferrari, ka marre pjese ne kampionatet boterore te konstruktoreve nga  1950 – 1985 dhe si furnizues i motorave deri ne 1988.
Skuderia italiane ka fituar edicionin 1950 me Alfa 158, drejtuar nga Giuseppe Farina, pastaj ne 1951 me  159, me Juan Manuel Fangio si pilot.
Ne total, skuderia ka diskutuar 110 gara ne F1 dhe ka fituar 11 prej tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.