Sporti

Majka fiton etapën e 14-të të Tour de France

majka-tour-de-france1Ditë lavdie për polakun Rafal Majka në etapën e dytë Alpine të edicionit të 101 të Tour De France, citon Supersport. 24 vjeçari i skuadrës Tinkoff-Saxo fitoi në finishin e Grenoble-Risoul, ku shënoi suksesin e tij të parë të karrierës mes profesionistëve. I thërritur në momentin e fundit në Tour nga menaxheri i skuadrës Biarne Riis, për të zëvendësuar shokun Roman Kreuziger, Majka që përfundoi i dyti në etapën e një dite më parë në Chamrousse, kurorëzoi ditën e tij. Deçizivë ishin 9 kilometrat e fundit të malores finale, kur polaku arriti De Marchin, që nuk mundi sërish të ruante kreun, por gjithsesi tregoi edhe një herë se është çiklisti më luftarak, dhe pastaj polaku u arratis i vetëm. Në fund aksioni i tij u duk se do të shkonte dëm pasi Nibali u pa ta sulmonte i ndjekur nga Peraud, por çiklisti i Tinkoff-Saxo rezistoi dhe Nibali nuk insistoi më shumë. Majka, i cili përfundoi i gjashti në klasifikim në xhiron e fundit të Italisë, dhe që është lënë i lirë për të vepruar nga skuadra e tij pas tërheqjes së Alberto Contador, i dhuroi Polonisë fitoren e dytë gjatë të gjitha kohërave në Tour de France, plot 20 vjet pas suksesit të parë të Zenon Jaskula. E mbylli etapën e 14-të me 24 sekonda avantazh ndaj Nibalit të vendit të dytë, 25 sekonda ndaj Peraud dhe 50 sekonda nga Pinot e Bardet, ndërkohë që spanjolli Valverde e mbylli etapën në vendin e dhjetë me 1’24 vonesë nga koha e Majkës. Edhe pse ia doli të ruajë vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm nga Bardet, tani gjendet me plot 4’37’’ diferenca nga Nibali kryesues, që fiton akoma më tepër kuota për triumfin final të Tour de France.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button