Home / Keshilla / Krishtlindjet te dera, ja dhuratat që mund të bëni

Krishtlindjet te dera, ja dhuratat që mund të bëni

Mund të duket shpejt, por ikja e kohës kur flitet për Krishtlindjet është e rëndësishme. Ja se çfarë dhuratash mund të blini, për mos t’ia lënë momentit të fundit këtë detaj të festës.

Për disa duket shumë herët, por dihet, nuk është asnjëherë shumë shpejt për të filluar së kërkuari dhuratat e Krishtlindjeve, në mënyrë që të mbaroni punë sa më parë me listën e menduar. Duke filluar qysh tani, mund të jetë një ide e mirë për t’i gëzuar personat e dashur të jetës suaj me ndonjë dhuratë, e cila nuk do t’iu kushtojë shumë.

E fillojmë me femrat

Ka dhurata të ndryshme dhe të dobishme që çdo njëra prej tyre do t’i pëlqente t’i merrte si dhuratë për Krishtlindje. Ja disa prej tyre.

Zbutës për buzët

Një zbutës buzësh është gjithmonë i dobishëm, sidomos nëse është në formë vezake. Akoma më mirë nëse është me një ngjyrë që reziston për disa orë në buzë.

Një karikues origjinal Iphone

Nëse edhe ju vuani për baterinë e Iphone-t, e cila mbaron shumë shpejt, një dhuratë e bukur për t’u bërë, mund të jetë edhe një karikues origjinal.

Një kuti grimi

Asnjë femër nuk mund ta përçmojë një kuti grimi. Mjafton të dini të zgjidhni ngjyrat sipas shijes që pëlqen shoqja, e afërmja ose partnerja juaj.

Veshje për festa

Për të mos folur më pas për veshjet, të cilat kanë të dizajnuara detaje të festës. Ato të falin emocione të bukura!

Një mbajtëse bizhuterish

Kryesisht, femrat mbajnë shumë bizhuteri, kështu që një dhuratë e mirë mund të jetë edhe një mbajtëse e tyre, e cila është e ndarë për çdo lloj.

Një palë kufje

Nëse personi që dëshironi t’i bëni dhuratë është shumë i dashuruar pas muzikës, një dhuratë e bukur mund të jenë kufjet. Akoma më mirë nëse janë origjinale ose të përshtatshme për dimër.

Një bllok shënimesh

Blloqet nuk janë asnjëherë të tepërta, e sidomos nëse janë të veçanta nga pamja.

Një varëse

Varëset janë gjithmonë të preferueshme për dhuratë. Nëse i njihni mirë preferencat e femrës që do t’ia dhuroni, atëherë me siguri do të zgjidhni atë të duhurën.

Po dhurata perfekte për një mashkull cilat do të ishin do të thoshit ju?

Nëse ende nuk e dini se si mund të bëni të lumtur partnerin tuaj, një mik, një vëlla ose babanë, atëherë mos u dëshpëroni: idetë janë të shumta. Mjafton që dhurata të jetë e dobishme, përveçse e bukur. Nëse atij, për të cilin ju interesoheni t’i blini dhuratë, i pëlqen të mbajë mjekër, atëherë zgjidhni një markë që i besoni më shumë.

Perfekte do të ishte të blinit një vaj të posaçëm për mjekrën, i cili ka veti ta mbajë atë të butë dhe të shkëlqyeshme në një rast të veçantë. Por ndërkohë, nëse ai preferon ta mbajë fytyrën e tij gjithmonë të pastër, perfekte është t’i blini një shampo fytyre, delikate, ose një balsam qetësues pas rroje.

Kjo lloj dhurate është klasike, e përshtatshme për festat dhe e lehtë për t’u vënë poshtë pemës. Nëse mashkulli juaj është një adhurues birre, atëherë ju mund t’i blini një koleksion që përmban xhel për dush, krem për trupin, skrab dhe sapun për fytyrën…një dhuratë interesante, e cila përmban gjashtë shishe të ngjashme me ato të birrës!

Ndërsa për fanatikët e motorëve, mund të zgjidhni një linjë parfumesh. Mund të zgjidhni mes tre llojeve: nerol, livandë dhe fik, 100% uniseks, pra krejtësisht të pranueshme. Për meshkujt e rritur, blini një krem antirrudhë, i formuluar specifikisht për të përmbushur nevojat e lëkurës mashkullore, si dhe për të luftuar shenjat e moshës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: