Home / Bota / Amerika / Obama: Pranimi i imigrantëve është traditë e vjetër amerikane

Obama: Pranimi i imigrantëve është traditë e vjetër amerikane

 Presidenti amerikan, Barack Obama u shpreh sot në favor të imigracionit, më të vjetrës traditë amerikane, sipas tij, në një moment kur kjo çështje ka zënë një vend të veçantë në fushatën presidenciale, pas deklaratave të diskutueshme të kandidatit republikan, Donald Trump.

“Pjesa më e madhe e vendeve në mbarë globin i pranojnë imigrantët, por ka diçka të veçantë në SHBA, ne nuk presim thjesht imigrantë, ne jemi lindur nga vetë imigrantët, kjo është ajo që ne përfaqësojmë”, tha presidenti gjatë një ceremonie natyralizimi në Arkivat Kombëtare në Uashington.

“Ne duhet të angazhohemi për të dënuar në mënyrë të vazhdueshme ndjenjën e urrejtjes dhe intolerancës në të gjitha format e saj”, u shpreh ai, disa orë nga debati i pestë i primareve republikane në Las Vegas, ku çështja e imigracionit duhet të zërë një vend të veçantë.

Deklaratat e Donald Trumpit për mbylljen në mënyrë të qartë e të thjeshtë ndaj hyrjes në territorin amerikan të shtetasve myslimanë, ka ngjallur një reagim të menjëhershëm në Shtëpinë e Bardhë duke e cilësuar manjatin e pasurive të patundshme të “skualifikuar” nga gara presidenciale./

Leave a Reply

%d bloggers like this: