Home / Europa / Fëmijët refugjatë në Zvicër

Fëmijët refugjatë në Zvicër

f-euml-mij-euml-t-refugjat-euml-n-euml-zvic-euml-r_hdKryesisht vijnë pa prindër, kërkojnë azil. Me rritjen e numrit të refugjatëve, po rritet edhe numri i fëmijëve dhe i të rinjve të cilët marrin vetëm rrugën e refugjatit. Për autoritetet është një sfidë e re.

Deri tani në Langnau Emmental në qendrën Bäregg është një shtëpi e vetme azili për të rinj të pashoqëruar.

Kantoni i Bernës është duke menduar hapjen e një qendre të re, transmeton SRF.

Në Bäregg janë strehuar 50 të rinj nga 10 vende.

Ata janë të gjithë të moshës 14-18 vjeç.

Drejtori i qendrës, Stephan Zihler, tha se fëmijët e traumatizuar kanë nevojë për kujdes të veçantë.

Ata janë të shqetësuar në lidhje me familjet e tyre që i kanë lënë në vendet e tyre me konflikt.

Por ekspertët sugjerojnë si më të rëndësishme shkollimin e tyre, në vend se të punojnë për para.

Leave a Reply

%d bloggers like this: