Maqedonia

Shkup, sërish rrahje ndëretnike mes të rinjve

Në Maqedoni, duket se kanë rinisur rrahjet masive mes të rinjve maqedonas dhe atyre shqiptarë.

Një përleshje masive e kësaj natyre ka ndodhur natën e së martës, kur janë përleshur mes tyre dhjetëra të rinj të këtyre dy etnive.

Sipas informacioneve të para jozyrtare, përleshja ka shpërthyer në një autobus të transportit publik dhe në zënkë janë përfshirë dy grupe të rinjsh.

Pas reagimit të Ministrisë së Brendshme, të rinjtë që kanë marrë pjesë në këtë incident janë ndaluar dhe janë shoqëruar në polici.

Bëhet e ditur se forcat e policisë së Shkupit janë duke punuar në zgjidhjen e këtij konflikti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button