Politika

PD kërkon mbarimin e mandatit të deputetit Rakip Suli: Konflikt interesi

Partia Demokratike ka dorëzuar në kuvend kërkesën për mbarimin e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste, Rakip Suli. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, koordinatorja për marrëdhëniet me publikun në PD, Grida Duma tha se deputeti socialist është në konflikt të hapur interesi pasi kompania e tij ka përfituar miliona lekë nga buxheti i shtetit.

Dokumenti-i-QKR-qe-tregon-se-deputeti-Suli-ia-ka-kaluar-biznesin-djalit-te-tij

“Kemi dorëzuar kërkesën për mbarimin e mandatit të deputetit Rakip Suli pasi gjendet në konflikt interesi, duke qenë se kompania e tij ka përfituar tenderë nga buxheti i shtetit. Dokumenti i OSHEE tregon se Sajmir Suli, djali i deputetit ka tashmë aksionet e kompanisë çka është në shkelje të Kushtetutës. Banda e hajdutëve të OSHE, me urdhër të Edi Ramës vazhdon të shpërndajë pako me miliona për hajdutët e Ramës, dhe nga ana tjetër zhvat qytetarët e varfër që nuk shtyjnë dot muajin”, tha Duma.

Deklarata e plotë e PD

Partia Demokratike ka dorëzuar sot në Kuvend kërkesën për mbarimin e mandatit të deputetit Rakip Suli, pasi ka shkelur ligjin për konfliktin e interesit, duke përfituar fonde publike nga OSHEE.

Milionat që merr çdo muaj nga OSHEE, sjellin automatikisht papajtueshmërinë e mandatit të deputetit të Ramës.

Pas denoncimit tonë tre ditë më parë, Suli e pranoi se godina e tij ka kontratë qiraje me OSHEE, por tha se ai nuk ka më aksione në këtë biznes.

Dokumenti i QKR që keni në ekran, tregon se tashmë aksionet i ka Saimir Suli, djali i deputetit.

Dhe ligji 9367, pika 1 e nenit 24, ndalon kontratat apo përfitimet me fondet publike edhe për familjarët e deputetit, fëmijët e tij madhorë, siç është në këtë rast me djalin e zotit Suli.

Ky është një rast i përsëritur i abuzimit, i zhvatjes së milionave të parave të shqiptarëve nga deputetët e Edi Ramës.

Ky është shteti i korruptuar i Edi Ramës, ku në çdo drejtim, në çdo fushë është ngritur skema e ndarjes së milionave.

Banda e hajdutëve të OSHEE, me porosi të Edi Ramës vazhdon të shpërndajë pako me miliona për njerëzit e kryeministrit, ndërkohë që me dhunën dhe arbitraritetin që tregon çdo javë lë pas një viktimë, një qytetar apo familjar të pamundur që nuk përballon dot errësirën në këtë dimër të ftohtë.

Kështu i zhvatin milionat këta. Ilir Beqa bën sikur heq dorë nga firma e tij, dhe merr 31 tenderë me mbi 11 milionë dollarë, Sadri Abazi po ashtu, merr 970 milionë lekë, Kokëdhima merr miliarda. Kështu pasurohet banda e Edi Ramës dhe 40 hajdutëve të tij.

Për këto abuzime, vjedhje e padrejtësi, Populli është në këmbë. Revolta do ta ndalë shtetin e korruptur të Edi Ramës. Nesër në orën 10, në dyert e parlamentit qytetarët do të tregojnë se ata janë zot të vendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button