Te ndryshme

A mund të ketë qenë kjo fytyra e vërtetë e Jezusit?

Eksperti i Mjekësisë Ligjore, Richard Neave, nga Universiteti i Manchester-it në Britaninë e Madhe, ka mundur të rindërtojë e të përftojë një imazh të fytyrës së Jezu Krishtit. Dhe ajo që të bie në sy menjëherë, është fakti se duket plotësisht e ndryshme nga imazhet apo ilustrimet grafike që gjenden në çdo kishë apo shtëpi besimtarësh të krishterë.

Pasi ajo që kërkuesit britanikë kanë përftuar, është fytyra e një burri nga Lindja e Mesme (deri këtu nuk përbën asnjë çudi në fakt …). Neave ka përdorur në imazhin që ka krijuar, edhe mjete të cilat janë përdorur për të zbuluar aktivitetet kriminale. Kështu, ai ka përdorur mbetje kafkash të arkeologëve izraelitë, për të rindërtuar formën e kokës së Jezusit.

Për sa i përket frizurës (d.m.th. formës së flokëve) dhe asaj të mjekrës, studiuesit britanikë kanë studiuar raporte historike dhe e kanë konstruktuar atë në atë mënyrë që ato t’i përshtaten traditës izraelite të kohës.

Rezultati është i qartë: një imazh i Jezusit i pretenduar nga Europa për mijëra vjet, sikurse tregohet nëpër kisha, në fund nuk mbetet shumë. Sidoqoftë, gazeta britanike “Daily Mail”, ngre qysh në krye të herës një pikëpyetje të madhe rreth asaj çka pretendojnë studiuesit e Universiteti të Manchester-it.

Më tej ajo shkruan se, “rezultati i përftuar është shumë larg imazhit të një fytyre me karakteristika kaukaziane, me flokë biondë e të gjatë, siç tregohet në Bibël apo në stenda e ikona në mbarë botën”.

Tiparet e fytyrës së Jezusit të vërtetë, sipas studiuesit britanik, janë ato të një hebreu nga Lindja e Mesme në rajonin e Galilesë në veri të Izraelit. Richard Neave është një veteran i Mjekësisë Ligjore i dalë tashmë në pension. Si bashkautor i “Making Faces: Using Forensic And Archaeological Evidence”, Neave ka rindërtuar dhjetëra fytyra të famshme, përfshirë këtu edhe Filipin II të Maqedonisë, të atin e Aleksandrit të Madh, si dhe atë të mbretit Midas të Frigjisë.

“Ai ka përdorur faktin se para kryqëzimit, Judas Iscarioti u tha ushtarëve romakë se ai ishte Jezusi, pasi ata nuk mund ta dallonin dot atë mes dishepujve. Neave dhe ekipi i tij kërkimor, u furnizuan me kafka semitësh nga arkeologët izraelitë.”

“Ata krijuan prerje me anë të rrezeve X të kafkave dhe përdorën sigurisht kompjuterët për të rindërtuar muskujt dhe fytyrën e një njeriu tipik semit të kohës”, raportonte ndër të tjera revista “Esquire”. Ekipi i studiuesve gjithashtu tha se Jezusi kishte qenë me mjekër dhe se mund të ketë pasur flokë të shkurtër – ndoshta me pak kaçurrela – duke iu përmbajtur traditës hebreje.

“Duke përdorur bustin mesatar të një semiti të kohës, ata kanë teorizuar se Jezusi mund të ketë qenë ndoshta jo më i gjatë se 5 këmbë (ose sipas përmasave europiane, 1.524 metra) dhe se ngaqë ai, siç thuhet, mund të ketë punuar si marangoz deri në moshën 30-vjeçare, shkencëtarët kanë argumentuar se ai duhet të ketë qenë më i fortë dhe më i rrahur nga dielli dhe kushtet atmosferike se ç’paraqitet zakonisht.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button