Politika

Kodheli-Khidasheli: Rikonsiderimi i qëndrimit të Gjeorgjisë për njohjen e Kosovës do të ishte një lajm i mirë

U nënshkrua sot në Tiranë Memorandumi i Mirëkuptimit në fushën e mbrojtjes, ndërmjet ministrisë shqiptare të Mbrojtjes dhe asaj të Gjerorgjisë.

Nënshkrimi i këtij dokumenti u bë nga  ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, dhe homologia e saj gjeorgjiane, Tinatin Khidasheli, e cila ndodhet në vendin tonë në krye të një delegacioni të lartë.

Në konferencën e për shtyp që dy homologet dhanë në përfundim të takimit, Kodheli konfirmoi se “Shqipëria ka mbështetur dhe do të mbështesë Gjeorgjinë në rrugën e saj të integrimit euro-atlantik. Gjithashtu, Kodheli  bëri të ditur se i ka rikonfirmuar asaj qëndrimin e qeverisë shqiptare, e cila ka kundështuar në vijimësi njohjen nga ana e Rusisë dhe disa vendeve të tjera të “pavarësisë” së vetëshpallur të Osetisë së Jugut dhe Abkazisë.IMG_6340

“Kjo është shkelje e hapur e sovranitetit të Gjeorgjisë”, u shpreh ministrja Kodheli.

Çështja e njohjes së Kosovës ishte një tjetër temë në të cilën janë ndalur dy ministret. “Ftova zonjën Khidasheli të bëhet një zë më shumë në diplomacinë e vendit të saj pro Kosovës. Rikonsiderimi i qëndrimit të Gjeorgjisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës do të ishte një lajm i mirë për të gjithë ne”,  – theksoi Kodheli.

Ndërsa ministrja e Mbrojtjes së Gjeorgjisë Tinatin Khidasheli shprehu falenderime për kontributin e veçantë dhe specifik që Shqipëria jep më lidhje me bashkëpunimin dhe koordinimin e bashkëpunimit të vendeve anëtare të NATO-s me Gjeorgjinë si vend kandidat.

IMG_6380“Shqipëria ka një oficer, i cili është pjesë e këtij koordinimi dhe Shqipëria jep një kontribut shumë të vyer dhe të çmuar që ky koordinim t’i shërbejë afrimit të Gjeorgjisë si vend kandidat për tu bërë vend me të drejta të plota në NATO”, tha znj. Khidasheli.

Më tej, ministrja e Mbrojtjes së Gjeorgjisë, duke u ndalur në sfidat e luftës kundër terrorizmit nënvizoi se, “Gjeorgjia shpreh gatishmërinë e saj për të qenë pjesë e këtyre përpjekjeve të përbashkëta, përpjekje të cilat jam e sigurtë që do ti tejkalojnë dhe do të përballen në mënyrë të suksesshme me këto sfida”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button