Home / Qeveritare / Rama shpërndan leje legalizimi në Kamëz

Rama shpërndan leje legalizimi në Kamëz

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e të mërkurës në Kamëz ku shpërndalu leje legalizimi, duke theksuar se tashmë, qytetarët nuk do të marrin letra legalizimesh, por do të marrin direkt hipotekën për banesat e tyre.

Rama deklaroi se tashmë hipoteka do të vijë në shtëpinë e tyre, ndërsa vitin e ardhshëm me këtë sistem pritet të legalizohen 140 mijë banesa.

“Ata morën votën tuaj e s’ju morën seriozisht. Ne kemi 18 muaj që kemi filluar të japim leje se muajt e parë patëm detyrë të mblidhnim dokumentet tuaja që ishin lënë rrugëve. Ata në 8 vite bënë 21 mijë legalizime, ne në 18 muaj 40 mijë leje. Nuk jemi aspak të kënaqur, nevojat janë më shumë. Vitin e ardhshëm do të bëhen 140 mijë legalizime, ndërsa në 8 vite u bënë 21 mijë legalizime, 80% e tyre biznese. Madje legalizimet e tyre në jo pak raste bëheshin duke korruptuar. Ndërsa ne në 18 muaj dhamë 40 mijë leje legalizimi”, tha Rama.

“Po të ishte ai do të dëgjonit të shara për mua dhe do të kënaqeshit siç jeni kënaq gjithë ato vite. Saliun mbajeni, unë kam borxh t’iu jap lejet e legalizimit”, tha Rama.Rama gjithashtu kritikoi qeverisjen e mëparshme duke iu drejtuar qytetarëve se, Berisha në 25 vjet nuk u dha asnjë letër legalizimi. “Në 25 vjet Saliu nuk ju dha asnjë letër legalizimi, por ju kënaqi juve duke më sharë mua. Ka disa nga ju që dëgjoni dhe shihni vetëm me sytë dhe gojën e Saliut. Saliun mbajeni, unë kam borxh t’iu jap lejet e legalizimit”, tha Rama.

Ai njoftoi edhe përmirësimin e tensionit të energjisë elektrike në Kamëz duke ironizuar sërish. “Së shpejti do të keni tension të energjisë elektrike si të gjitha qytetet e tjera dhe nuk do t’iu dridhet poçi në shtëpi siç dridheni ju kur shihni Saliun”, theksoi Rama.

“Do përmirësohet shërbimi ndaj klientit, që të mos rrini si rrinit deri dje. Kur e paguanit energjinë, dhe punonjësit e postës nuk e çonin fare te kompania por e merrnin për vete. Me të drejtë ju që paguani mund të thoni pse na vjen energjia e dobët. Po ja që energjia vjen në shtëpitë tuaja me rrjetin elektrik që në kohën e Enverit. Deri më tani nuk janë bërë ndërhyrje”, u shpreh Rama.

Leave a Reply

%d bloggers like this: