Home / Rajoni / Maqedonia / Tetovë, protesta kundër ndotjes së ajrit

Tetovë, protesta kundër ndotjes së ajrit

Ashtu siç ishte paralajmëruar, tetovarët edhe të premten do ngrenë zërin kundër ndotjes  së ajrit në qytetin e tyre.

Protesta do të mbahen në sheshin “Iliria”, me fillim prej orës 13:00, ku pritet pjesëmarrja masive e qytetarëve.

Kërkesa parësore e protestuesve është mbyllja e kombinatit Jugohrom, që është ndotësi kryesor i ajrit në Tetovë e rrethinë.

Pas paralajmërimit të protestave, Komuna e Tetovës ka dhënë urdhër që të ndërpritet procesi mësimor në të gjitha çerdhet, shkollat e mesme dhe ato fillore, gjë që u vlerësua si hap i ndërmarrë për t’i pamundësuar nxënësit e shkollave të mesme t’u bashkëngjiten protestave.

Leave a Reply

%d bloggers like this: