Europa

Terrorizmi, “Grexit” dhe kriza e imigracionit, BE-ja mbyll një vit dramatik

Drejtuesit evropianë mbyllën sot një vit dramatik për Bashkimin Evropian, shënuar nga atentatet në Paris, fluksi i pazakontë i imigrantëve, kriza greke dhe çështja e mbajtjes së Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian.

Drejtuesit angazhohen për ngushtimin e radhëve pas një viti të cilësuar dramatik nga presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, por përplasjet nuk kanë munguar edhe gjatë samitit të tyre fundit për këtë vit.

“Miqësia dhe respekti që kam për kancelaren gjermane, Angela Merkel nuk më pengon të bëj pyetje”, theksoi kryeministri italian, Matteo Renzi për shtypin në përfundim të ditës së dytë të samitit.

Merkel kishte ngjallur nervozizmin e disa prej homologëve të saj duke u treguar e ashpër për një projekt evropian për garantimin e depozitave që parashikonte parandalimin e frikës bankare.

Renzi, mbështetur nga vendet e lindjes, reagoi gjithashtu për çështjen e projektit të kundërshtuar të gazjellësit “Nord Stream 2” duke theksuar se Gjermania kishte të drejtë t’i bënte një trajtim të veçantë kësaj çështjeje, ndërkohë që një projekt i gazsjellësit rus drejt Italisë, “South Stream”, u braktis pas një beteje juridike me Komisionin.

Martin Schulz e cilësoi si një vit që nisi me terror dhe përfundoi me terror, që u shënua nga frika, nga krizat e thella ekonomike, sociale, të tregut të punës, nga fakti që shtetet anëtare u distancuan njëri pas tjetrit si asnjëherë më parë.

“Një vit të tillë, se kisha jetuar kurrë”, shtoi ai.

Për luftën kundër terrorizmit, një prej prioriteteve të vitit 2016-s, 28 vendet e BE-së premtuan unanimisht intensifikimin e bashkëpunimit të tyre

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button