Kronika e zeze

Foshnja vdes nga i ftohti, Totozani: E patolerueshme!

Një foshnjë njëmuajshe ka ndërruar jetë për shkak të ftohtit. Ngjarja e rëndë është shënuar në Durrës, në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”.

Mësohet se nëna e foshnjës, një 18-vjeçare, prej disa ditësh jetonte poshtë kësaj ure me foshnjën e saj dhe se ishte e divorcuar. Policia bën të ditur se aktualisht trupi i pajetë i foshnjës ndodhet në spitalin rajonal të Durrësit.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Avokati i Popullit, Igli Totozani. Përmes një komunikate për mediat, Totozani deklaron se kjo është një ngjarje  krejtësisht e papranueshme, që nuk duhet të përsëritet kurrsesi.

“Avokati I Popullit i mëshon fort  zbatimit të rekomandimit drejtuar pushtetit vendor, se duhet të marrë të gjitha masat për të pastrehët dhe të varfrit, që  në këtë dimër të ftohtë të mos vdesin rrugëve, por të gjenden në mënyrë urgjente vendstrehime”, thuhet në deklaratë.

“U bëjmë thirrje drejtuesve vendorë, por edhe të gjithë qytetarëve që të tregojnë dhembshuri dhe solidaritet për njerëzit e pamundur, të varfrit, të pastrehët, që të shmangen këto tragjedi njerëzore”, shprehet  Avokati i Popullit. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button