Keshilla

Pesë këshilla për foto të paharrueshme familjare

Gjithkush gëzohet kur sheh se për ju është kujtuar dikush, pasi ju është dërguar një kartolinë, qoftë edhe virtuale. Por ndoshta po kërkoni që sipas shijes suaj të ngarkoni ndonjë foto në internet me motive të paharrueshme?

Mirëpo ku lindin shumica e këtyre fotove, të cilat më pas përdoren rëndom për të tilla “kartolina” kaq të bukura? E qartë, pikësëpari në festat familjare!

Sigurisht se ju keni kërcyer ndonjëherë plot dëshirë për të qenë ju ai që do të fotografoni të dashurit tuaj, i angazhuar plot zell në të tilla festa e evente familjare. Por, si duket, nuk keni qenë kurrë të kënaqur me rezultatin. Plotësisht e drejtë në fakt.

Atëherë ne po ju ofrojmë pesë këshilla praktike për të poseduar në çdo kohë fotot perfekte familjare.

  1. Drita

Ndriçimi te fotot familjare është veçanërisht i rëndësishëm, pasi duhet pasur kujdes se bëhet fjalë për shumë fytyra dhe secili duhet të duket mirë në foto. Më së miri përshtatet për këtë drita gjatë ditës dhe në rastin më ideal, përpara, në mënyrë që të mos lindin hije të padëshiruara në fytyrë dhe që çdo person të dallohet qartë.

Nëse gjendesh në shtëpi, për shembull, fotografohesh në ambientet e brendshme, duhen mbajtur parasysh sa më shumë të jetë e mundur, burimet ekzistuese të dritës, si për shembull; llambat apo abazhurët.

Vetëm atëherë kur bëhet shumë errësirë, mund të përdorësh blicin e aparatit fotografik. Ky shpesh shkrepet mu përballë syve të njerëzve e në fund, rezultati do jenë ca palë sy të mbyllura, me shumë gjasa.

  1. Organizimi

Ti duhet të sjellësh edhe disa kualitete parësore, për të pasur një foto familjare të përkryer. Ti e ke fokusuar vështrimin drejt mbarë grupit dhe kësisoj duhet t’i thuash secilit se si duhet të qëndrojë në sfond, apo nëse dy persona duhet të ndërronin ndoshta vendet, në mënyrë që fotoja të duket më harmonike dhe sekush të dukej më së miri.

  1. Ambienti që të rrethon

Shpesh ushtrohet kujdes kur bëhen foto, së pari te motivi, domethënë pra skena që del në pah dhe kësisoj harrohet sfondi, që fatkeqësisht më pas ai shndërrohet fare lehtë në motivin kryesor, nëse nuk bëhet kujdes.

Për shembull, nëse do të realizosh një foto romantike të çiftit të të sapomartuarve, në sfond sigurisht se nuk duhej të shihej asnjë kazan plehrash.

Për këtë arsye, është më mirë që në fillim të kihet një pamje e përgjithshme sa më e mirë, për të mos hasur më pas ndonjë surprizë të pakëndshme.

  1. Spontaniteti

Po ashtu, veç fotove në grup, duhet pasur kujdes të mos bëhen shumë shkrepje, që për shembull, fokusojnë situata gazmore.

Kështu rritet atmosfera dhe spontaniteti në foto dhe fotot natyrale në fund janë gjithnjë ato më të bukura. Ato mbajnë gjallë situatat të cilave njeriu i rikthehet gjithmonë, duke i kujtuar me nostalgji.

Një qeshje e përzemërt, një fytyrë e habitur, fëmijë që luajnë, të tilla shkrepje, njeriu i sheh gjithnjë me kënaqësi.

  1. Lartësia e syve

Tek fëmijët është gjithnjë e rëndësishme t’i fotografosh gjithnjë në lartësinë e syve dhe kësisoj t’u kapësh këndvështrimin. Përndryshe, fotoja do të duket “nga lart poshtë” dhe fëmijët do të dukeshin më të vegjël se sa janë në realitet.

Ne shpresojmë se në këtë mënyrë, ju tashmë do të mund të njihni një përmirësim në pasionin tuaj rreth fotografisë dhe të jeni më të përgatitur për të përmbushur detyrat në rastin më të parë që mund të sjellë një gëzim, apo festë në familje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button