Home / Kuriozitete / Ligj në Francë, bëhesh modele me raport mjekësor

Ligj në Francë, bëhesh modele me raport mjekësor

Franca ka kaluar një ligj që i kërkon modeleve të kenë një certifikatë nga doktori që vërteton se ato nuk vuajnë nga çregullime të ushqimit.

Ligji i ri që u miratua të enjten në parlamentin francez i kërkon të gjithë modeleve të kenë një raport mjekësor që tregon se ato janën të shëndetshme.

Drafti origjinal i ligjit përcakton se modelet duhet të kenë indeksin trupot, BMI 18, por u kritikua se një BMI e ‘shëndetshme’ nuk është e njëjtë me një trup të shëndetshëm.

BMI nuk është e nevojshme në përcaktimin e një trupi të shëndetshëm apo çregullime të ushqimit, dhe nuk merr parasysh moshën e personit, strukturën e kockave, masën muskulore, apo përqindjen e dhjamit.

Ligji i cili fillimisht u votua në prill në Dhomën e Ulët të Parlamentit, propozonte një BMI minimale për të gjitha modelet, pra 18. Por kjo u shoqërua më protesta nga industria e modës.

Në përfundim parlamentarët ranë dakord që doktorët duhet të përcaktojnë nëse modelet janë shumë të dobëta, të marrin parasysh një sërë kriteresh që përfshin moshën, gjininë, dhe formën e trupit.

Ligji i ri kërkon gjithashtu që revistat që përdorinin Photoshop apo programe të tjera për të bërë një trup më të ngushtë apo më të gjërë, duhet të etiketojnë në foto “e edituar”.

Ata që thyejnë këtë ligj do të dënohen me 6 muaj burgim dhe deri në 75 mijë euro gjobë.

Në Francë, rreth 40 mijë persona, pjesa më e madhe e të cilëve adoleshentë, vuajnë nga anoreksia nervoze, një çregullim ushqimi me një nivel të lartë mortaliteti.

Leave a Reply

%d bloggers like this: