roze

A është kjo Taylor Swift?!

Olivia është një adoleshente australiane e cila ka fituar mjaft vëmendje këto ditët e fundit. Kryesorja është se ajo ka një ngjashmëri të frikshme me Taylor Swift.

19-vjeçarja është parë të bëjë foto me audiencën në një koncert të fundit të Taylor Swift. Ka ënë revista Woman’s Day që zbuloi këtë ngjashmëri.

Kur bashkë me mikeshat shkoi në koncertin e Taylor në Melbourne, Olivia thotë se dhjetra njerëz i kërkonin të bënin bashkë foto.

“Na u desh një orë për të kaluar në një rrugë 10 minutëshe, pasi ndalohesha nga njerëzit për të bërë foto. Ishte çmendur”, ka rrëfyer Olivia për Buzzfeed.

Për momentin Olivia punon në Target Country, por po mendon të studiojë aktrim në universitet vitin e ardhshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button