Moda

Sfilatë moderne me maska në fytyrë (Video)

sfilat-euml-moderne-me-maska-n-euml-fytyr-euml-video_hdNë Hong Kong, modelet sfiluan me maska në fytyrë, të prodhuara për të filtruar ajrin e ndotur në qytetet kineze.

Stilistja Nina Griffe, u frymëzua për këtë sfilatë sa moderne aq dhe funksionale nga niveli i lartë i ndotjes së ajrit në Pekin. Ajo e realizoi këtë projekt në bashkëpunim me prodhuesin e maskave Vogmask dhe shprehet se mbajtja e maskave të tilla është shndërruar në një domosdoshmëri në shumë qytete kineze.

Ajo tregon se maskat mjekësore që detyrohen të përdorin çdo ditë nuk janë shumë të përshtatshme pasi nuk ngjajnë këndshëm për dikë që kërkon të ndjekë modën, ndaj ajo vendosi të krijonte këto maska me ngjyra dhe printe të ndryshme për të qenë sa më “in style”.

Shumica e maskave janë të bashkangjitura me shallet, fustanet dhe pelerina dhe mund të hiqen nëpërmjet zinxhirit që i bashkon. Megjithatë stilistja tregon se ka ende punë për të bërë për të qenë më tepër praktike pasi ndonjëherë mund të jenë dhe të bezdisshme në fytyrë për shkak të trashësisë që krijohet nga copa me ngjyrë, si dhe premton se së shpejti do të prodhojë dhe maska për fëmijë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button