Keshilla

Kështu mund të parandaloni rrezikun nga kanceri

A mund të mbrohemi dot nga kanceri dhe tumoret, apo ndoshta përballë kësaj sëmundjeje jemi të pafuqishëm? Me këtë pyetje, në fakt, mjekët dhe shkencëtarët janë marrë prej kohësh e vijojnë të merren. Kështu, së fundmi, një studim i ri duket se ka sjellë shpresë të përforcuar për ta shmangur apo për ta parandaluar atë në mënyrë sa më efektive.

  • Shkencëtarët kanë zbuluar tezën se: “kush ka kancer, thjesht i ka rënë të ketë mbi supe një fatkeqësi”.
  • Kanceri i mushkërive varet në më shumë se 90 për qind të tij nga faktorë, që ne i shkaktojmë vetë.
  • Një ushqim i balancuar mund ta ulë rrezikun e kancerit.

Asnjë sëmundje nuk është përhapur aq shumë dhe të jetë studiuar paralelisht aq pak sa ajo.

Çdo vit, në vende të tilla të mëdha perëndimore, si Gjermania apo Franca, shtohen rreth 500.000 njerëz të prekur prej tij. Një çështje është ajo që po i shqetëson më së shumti sot shkencëtarët: A mund të mbrohemi ne në mënyrë sa më aktive ndaj tij, apo jemi të pafuqishëm? Një studim i ri, i publikuar në “Nature.com”, na jep për këtë, një përgjigje të saktë.

Ndarja e qelizave mund ta ulte rrezikun

Në fillim të vitit, studiuesit nga Baltimore në SHBA, konstatuan se: shumë tipa tumoresh zhvillohen nëpërmjet mutacioneve në ndarjen e qelizave staminale. Sa më shpesh që qelizat të shpërndahen në vijim të jetës së tyre, aq më i lartë është rreziku që AND-ja të kopjohet gabim. Në këtë mënyrë, mund të lindë edhe kanceri. Nëse i besojmë kësaj teze, atëherë do të duhej të ishim të kënaqur të themi se ne nuk mund ta parandalojmë në mënyrë aktive kancerin. Këtë kanë dashur të pohojnë shkencëtarët nga Nju Jorku. Ata kanë qenë të bindur se: ne mund ta kontrollojmë rrezikun e kancerit, pasi faktorët e jashtëm si ushqimi ynë luan rol të madh. Për ta vërtetuar këtë, ata kanë krahasuar të dhënat e pacientëve të sëmurë me kancer.

Shumë lloje kanceri varen nga faktorët e jashtëm

Kërkuesit nga Nju Jorku u bazuan së pari në të dhënat që dokumentojnë lidhjen e mëposhtme: nëse njerëzit zhvendosen nga një zonë më pak e prekur nga tumoret në një të tillë që mbart me vete një rrezik më të madh për t’u prekur nga kanceri, rritet edhe mundësia për t’u sëmurë nga kanceri. Sipas kësaj teorie, “një sëmundje kanceroze nuk varet vetëm nga kombinacioni gjenetik”, kanë konstatuar shkencëtarët.

Rezultati i analizës së të dhënave të tyre është se: Në fakt ju mund të parandalonit shumë lloje kanceri që lidhen me faktorë të jashtëm si duhani, alkooli, mbipesha dhe sëmundjet e trashëguara. Për këtë lidhje flet edhe epidemiologu Tilman Kühn nga Instituti Gjerman i Kërkimeve mbi Kancerin. Deri në 50 për qind e të gjitha sëmundjeve kanceroze, sipas ekspertëve, varen nga stili ynë i jetesës. Një diagnozë e mëparshme dhe trajtim i kancerit, do të ishin pra po aq të rëndësishëm sa dhe masat parandaluese, rekomandojnë në fund kërkuesit shkencorë nga Nju Jorku.

Sidoqoftë, shkurtimisht, ja pesë këshilla për ta reduktuar, apo parandaluar në maksimum rrezikun nga kanceri:

  1. Mos pini duhan.
  1. Shmangni mbipeshën, duke mbajtur parasysh ushqimin dhe duke ushtruar sport.
  1. Pini sa më pak alkool.
  1. Mbrohuni nga rrezet ultraviolet me kremra kundër diellit dhe vishuni siç duhet në çdo stinë.
  1. Vaksinohuni kundër hepatitit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button