Home / roze / Katy Perry relaksohet me agopunkturë

Katy Perry relaksohet me agopunkturë

ketyperry1Përpara nisjes së koncertit në Montreal Katy Perry vendosi të relaksohet duke përdorur metodën e agopunkturës.  Tensioni është shumë i lartë për popstarin përpara një shfaqjeje dhe ajo zgjedh këtë formë për t`u përqëndruar.

Këngëtarja ka postuar një foto në Instagram  me gjilpëra të vendosura në kokë, në shpinë dhe në qafë. Gjatë një interviste për “Cosmopolitan” popstari Perry tha se përpara nisjes së një shfaqjeje asnjë nuk duhet të flasë më të që të mund të përqëndrohet dhe relaksohet.

“Nervoze përpara një shfaqje? Përpara se të dal në skenë mendoj se duhet ta përballoj. Nuk mund të zhgënjej personat që kanë ardhur për të më ndjekur dhe nuk mund të tradhëtoj veten” , thotë Katy Perry.

“Jam e terrorizuar nga fotot që më bëjnë personat që ndodhen në publik sepse kur performoj jam nervoze me faktin që po bëjnë foto të çuditshme”, përfundon këngëtarja Perry.

Leave a Reply

%d bloggers like this: