roze

E gjithë familja Pitt-Jolie në filmin ‘Cleopatra’

jolie-pitt-familjaaaaAngelina Jolie ka thënë para disa vitesh se nuk do të donte kurrë që fëmijët e saj të bëheshin aktorë, por duket se 38-vjeçarja ka ndërruar mendje.

Jo vetëm që lejoi vajzën e saj 6-vjeçare Vivienne të interpretonte në filmin ‘Maleficent’ (ku protagoniste është vetë Jolie), por tashmë ajo ka rezervuar role për 6 fëmijët në filmin e ardhshëm të saj me titull ‘Cleopatra’.

Sipas ‘Daily Mirror’, në këtë film do të jetë e gjithë familja pasi pjesë e kastit do të jetë edhe aktori Brad Pitt, bashkëshorti i Angelina Jolie.

Jolie ka deklaruar se filmi ‘Cleopatra’ mund të jetë i fundit në karrierën e saj si aktore: “Është një nga ato role ku mendon të japësh të gjithë atë që të ka mbetur dhe ta mbyllësh. Është një rol shumë i madh.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button