Europa

Mbreti i belgëve kërkon formimin e menjëhershëm të një qeverie

 mbreti-filip1Mbreti i belgëve, Filip u kërkoi sot shefave të partive kryesore politike të formojnë një qeveri sa më shpejt të jetë e mundur, ndërkohë që negociatat kanë nisur që prej zgjedhjeve të muajit maj.
“Më 25 maj, ju keni zgjedhur burrat dhe gratë që do t’iu përfaqësojnë për pesë vitet e ardhshme”, theksoi ai në kuadër të kësaj çështjeje në fjalimin e tij me rastin e festës kombëtare, i pari që prej marrjes së fronit të babait të tij, Albert II, i cili abdikoi në muajin korrik të vitit 2013. “Me ju, shpresoj se qeveritë e Shtetit federal dhe subjektet e federuara do të jenë të gatshme të punojnë”, shtoi ai.
Mbreti Filip u kërkoi sot qeverive rajonale dhe qeverisë së ardhshme federale për të bashkëpunuar  me frymën e besnikërisë dhe njohjes reciproke. Kjo do të ishte e nevojshme për zbatimin e reformave shtetërore që do të hyjnë në fuqi, por gjithashtu për të vazhduar zbulimin e sfidave ekonomike dhe sociale”, shtoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button