Kosova

Presidentja sërish në skenë, të kërkojë sqarim nga Gjykata Kushtetuese!

jahjagaGjykata Kushtetuese, me vendimin e saj ndaj padisë së PDK-së, duket se vetëm sa do të shtojë paqartësinë dhe do ta zgjasë ngërçin politik në të cilin ndodhet vendi.

PDK ka çuar në Gjykatën Kushtetuese, zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri Isa Mustafa. Në lëndën e saj, kjo parti i kërkon Gjykatës që të sqarojë nëse ishte i ligjshëm zëvendësimi i kryesueses së seancës konstituive, Flora Brovina, si dhe vetë zgjedhja e Mustafës.

Një burim i besueshme i Gazetës Express brenda Gjykatës Kushtetuese (por jo gjykatës) thotë se gjykatësit do të hedhin poshtë zëvendësimin e zonjës Brovina dhe me këtë i kthejnë procedurat në pikën zero.

“Kështu, ata nuk deklarojnë asgjë për zgjedhjen e Mustafës”, tha ai burim.

Kështu, situata do të kthehet në fillim, bashkë me paqartësitë se cili është grupi më i madh parlamentar dhe se kush ka të drejtë ta propozojë kandidatin për kryetar të Parlamentit.

Këtë situatë e parashikoi edhe juristi Dastid Pallaska, i cili mbrëmë në RTK tha se në këtë situatë duhet të ndërhyrë Presidentja, e cila, sipas tij, duhet të dërgojë sërish pyetje në Gjykatë rreth asaj se cili është grupi më i madh parlamentar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button