Bota

Çfarë do të ndodhë në Spanjë?

aaaaaSikur Spanja të ishte Gjermani, të gjithë do të mendonin se do të krijohet një kolaicion i gjerë. Por humnera ideologjike mes partive në këtë vend është shumë më e thellë se në Gjermani. Ndaj konkluzioni i vetëm pas zgjedhjeve parlamentare është: Spanja nuk është më një vend me sistem dypartiak. Për herë të parë qysh nga viti 1982 në zgjedhjet e fundit parlamentare nuk fiton asnjjëra prej partive të mëdha. Partia Popullore në pushtet (PP) ka fituar vetëm 28% të votave, që do të thotë se ka humbur më shumë se 1/3 e votave. Partia Socialiste e Punëtorëve (PSOE) ka fituar 22 % (më 2011 kishte 29%) dhe ka shënuar rezultatin më të dobët që nga aplikimi i demokracisë para 70 vitesh. Profesori Mariano Torcal mendon se shkaku kryesor për këtë rezultat është gjendja e keqe ekonomike dhe skandalet e vazhdueshme të korrupsionit në partitë e mëdha. Ndonëse partitë e etabluara kanë fituar numrin më të madh të votave, ato nuk janë në gjendje të krijojnë koalicion qeverisës.

Partitë e reja nuk kanë fuqinë e duhur

Partia e vetme e rëndësishme e qendrës është ajo liberale Partei Ciudadanos e 36 vjeçarit Albert Rivera. Ajo është një prej partnerëve të mundshëm për koalicion. Por me vetëm 14 % të votave ka mbetur shumë më larg nga pritjet. Në dhjetor u konstatua nga sondazhet, se kjo parti mund t’i fitojë deri në 20% dhe mund të krijojë koalicion me PP. Ndërsa tani ato mund të krijojnë vetëm një qeveri pakice. Politologia Susanne Gratius mendon se kjo nuk do të mundësonte asnjëlloj zhvillimi. “Unë nuk shoh asnjë parti që do të mundësonte votimin e ligjeve.” Pak më ndryshe duken gjërat në anën tjetër të spektrit politik. Fituesi në këtë spektër është Podemos me 21 % dhe është gati i barabartë me PSOE. Podemos është themeluar në fillim të vitit 2014, në shenjë proteste ndaj kursit të politikës së kursimeve të PP. Koalicionin e këtyre dy partive do të mund ta ndihmonin deri në shumicën absolute edhe partitë e lëvizjeve separatiste në Katalonjë, sepse Podemos e ka mbështetur referendumin për pavarësi. Por mbetet kontestuese se cili është çmimi që duhet të paguajë kjo parti për këtë politikë. PSOE duhet të përballet me listën e kushteve, që sekretari i përgjithshëm i Podemos, Pablo Iglesias ka paraqitur natën e zgjedhjeve. Por edhe Podemos do të humbte besimin, mendon Gratius. “PSOE i takon establishmentit politik me të cilin Podemos nuk do të ketë të bëjë aspak.”

Përjashtohet koalicioni i gjerë

Zgjidhja më pragmatike nisur nga numrat do të ishte koalicioni i dy partive më të mëdha – PSOE dhe PP. Por në Spanjë kjo mundësi është pothuajse e përjashtuar. “Kultura politike në Spanjë është tradicionalisht shumë e përçarë”, thotë Christian Pfeiffer, nga Universiteti në Rostok. Partia ndërkohë liberale PP llogaritet si pasardhëse e diktaturës së Frankos. Por lidhjet historike mes kësaj partie dhe kohës së Frankos pothuajse nuk ekzistojnë më fare. Pfeiffer mendon se shumë më problematike janë kontradiktat mes këtyre partive për çështjet ekonomike: “PP është e orientuar drejt neoliberalizmit. Ndërsa PSOE drejt keynesianizmit.” PP do të ulë tatimet, ndërsa PSOE mendon se duhet të ketë më shumë investime shtetërore dhe kërkon futje të reja në borxhe. Ndërsa Susanne Gratius mendon se një prej dallimeve vendimtare është uniteti kombëtar: “PSOE mendon se duhet të forcojë federalizmin, për të mbajtur Katalonjën brenda Spanjës. Ndërsa PP mendon se vendi duhet të centralizohet.” Gratius pohon se koalicioni do të presupozonte edhe fundin e PSOE, për shkak se votat e kësaj partie do t’i shkonin partisë tjetër në të majtë – Podemos. Dhe e dyta, zgjedhësit nuk do t’ia falnin kurrë një koalicion me PSOE.

Ndryshimi i klimës politike

Ndërkohë që ka pasur edhe sulme personale mes krerëve të këtyre partive. Kryeministri Mariano Rajoy dhe shefi i PSOE Pedro Sánchez, e kanë helmuar klimën mes këtyre partive gjatë fushatës elektorale. PSOE ndoshta do të pranonte koalicionin nëse 60 – vjeçari Rajoy ia lë postin e kryeministrit zëvendëses së tij, 44-vjeçares Soraya Sáenz de Santamaría. Kështu edhe PP do të bënte një ndryshim gjeneratash, të cilën e kanë nisur partitë e tjera, thotë Pfeiffer. Por Pfeiffer thotë se të gjitha këto, në këtë moment, janë në kuadrin e spekulimebve. Ai dhe Gratius mendojnë se mundësia më reale në këtë moment janë zgjedhjet e reja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button