Ekonomia

Projekti për Pazarin e Korçës, zhvillon një zonë me rëndësi kulturore e turistike

Rama-Korce-Lajm-660x344 Projekti për restaurimin e Pazarit të Vjetër të Korçës, si një nga projektet më të mëdha të qytetit, ishte në qendër të bashkëbisedimit  që Kryeministri Edi Rama zhvilloi një ditë më parë , me intelektualë, arkitektë, artistë, si dhe drejtues të institucioneve vendore të rrethit të Korçës.

Kryetari i Bashkisë së Korçës prezantoi në mënyrë të detajuar projektin, duke sqaruar, ndër të tjera, se pazari do të jetë edhe një element turistik, ku funksioni kryesor do të jetë treg dhe hoteleri. Arkitektët theksuan se godinat do të restaurohen duke iu përshtatur funksionit të ri, ku nga brenda do t’i nënshtrohen sistemeve moderne, ndërsa nga jashtë do të jenë sa më afër origjinalit.

Rama ne Korce

Drejtoresha e Teatrit të Korçës, Zamira Kita, u shpreh se realizimi i këtij projekti është i një rëndësie shumë të veçantë dhe gjithashtu, përmbush realizimin e një dëshire shumë të madhe, të shprehur nga shumica e qytetarëve të Korçës.

Kryeministri Edi Rama përgëzoi Bashkinë e Korçës për projektin dhe vlerësoi se zhvillon një zonë që ka rëndësi turistike për Korçën dhe për mbarë vendin, që pas restaurimit mund të jetë një pikë referimi më shumë sesa për Korçën.

Rama ne Korce 3“Ne shpëtojmë një zonë e cila ka rëndësi për trashëgiminë kulturore edhe në nivel kombëtar. Sepse nuk është pazari tipik që kemi trashëguar nga periudha otomane, por është një lloj dhe një tipologji krejt tjetër pazari, e ndërtuar si një rrugë tregtare, nën frymëzimin e eksperiencave të atyre që vinin nga emigracioni”, theksoi shefi i qeverisë.

Ai shtoi se praktikisht, mund të jetë, mbas restaurimit, një pikë referimi më shumë sesa për Korçën, për turistë kryesisht të rinj, besoj unë, që do duan të vijnë për ta prekur vet dhe për ta shijuar këtë”, – u shpreh Kryeministri.

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi vlerësoi se me restaurimin, pazari do të jetë pjesa më vitale e qytetit dhe se do të ndikojë pozitivisht edhe tek pjesa tjetër e biznesmenëve të Korçës.

Rama ne Korce 2

“Duke e parë si një model, se si një trashëgimi kulturore duke u vitalizuar mund të kthehet në një biznes shumë fitimprurës, ndikon pozitivisht edhe tek pjesa tjetër e biznesmenëve të qytetit, të cilët deri dje kanë menduar që vetëm betoni dhe ndërtimet shumëkatëshe janë biznese” –theksoi Zëvendëskryeministri.

Në vijim të këtij takimi u bisedua edhe lidhur me projekte të tjera që pritet të ndërmerren për qytetin dhe për të gjithë qarkun e Korçës, duke kombinuar edhe zhvillimin urban me atë rural. Me Korçën nisi të shtunën programi i madh kombëtar për transformimin urban të qyteteve të vendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button