Home / Arte / Muzike / Sot, koncerti “Krishtlindje në Tiranë”

Sot, koncerti “Krishtlindje në Tiranë”

Bashkia e Tiranës pasditën e sotme do të organizojë koncertin “Krishtlindje në Tiranë” në sheshin “Nënë Tereza”.

Për herë të parë, artistë shqiptarë e të huaj presin së bashku me publikun festën e Krishtlindjeve në kryeqytet.

Aktivitetet nisin nga ora 18:00, për të vijuar me një program që do të finalizohet me interpretime të orkestrës frymore të Tiranës dhe korit të bashkuar.

Në këtë koncert do të interpretojnë tenori Armando Kllogjri, mezzosoprano Ivana Hoxha, soprano Erinda Agolli, Orkestra Frymore e Tiranës dhe kori i bashkuar, nxënës të Shkollës Kombëtare Koreografike dhe mjeshtri koncertues, Panos Vlachos, dirigjent i parë i Orkestrës Frymore Athinë.

Krahas këngëve të njohura të Krishtlindjeve, artistët do të interpretojnë edhe pjesë të zgjedhura muzikore nga “Traviata”, “Turandot” dhe vepra të tjera të njohura operistike.

Leave a Reply

%d bloggers like this: