Home / Ekonomia / Shqipëri-Izrael, marrëdhëniet ekonomike në një nivel të ri bashkëpunimi

Shqipëri-Izrael, marrëdhëniet ekonomike në një nivel të ri bashkëpunimi

Sipërmarrja shqiptare dhe ajo izraelite jane vënë ne një marrëdhënie të re bashkëpunimi. Kjo falë marrëveshjes së nënshkruar mes Federatës së Dhomave të Tregtisë Izrael- Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Izrael, në Izrael.

Sipas kësaj marrëveshje të nënshkruar, palët duhet të inkurajojnë, sipas mundësive dhe kompetencave të tyre, bashkëpunim e ndërsjellë midis Federatës së Dhomave të Tregtisë Izraelite, Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tirana dhe Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Izrael. Po ashtu, u ra dakord intensifikimi i përpjekjeve për të zgjeruar kontratat ekzistuese si edhe të vendosin marrëdhënie të reja midis partnerëve të biznesit të të dy vendeve për promovimin dhe nxitjen e tregtisë midis Shqipërisë dhe Izraelit.

Institucionet tregtare do të informojnë njëra-tjetrën rregullisht për çështje që lidhen me zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike midis vendeve të tyre. Po ashtu, mbështetja dhe bashkëpunimi në organizatë dhe shkëmbimi i delegacioneve tregtare në të dyja vendet me qëllim mundësimin e bisedimeve për bashkëpunim midis kompanive dhe sipërmarrjeve të vendeve të tyre, ishin objekt i kësaj marrëveshje

Leave a Reply

Your email address will not be published.