Home / Bota / Amerika / SHBA, nga janari nis deportimi i familjeve emigrante të paligjshme

SHBA, nga janari nis deportimi i familjeve emigrante të paligjshme

Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare mund të nisë në fillim të janarit deportimin e familjeve, që ndodhen në vend në mënyrë të paligjshme.

Sipas “Washington Post”, autoritetet amerikane po përgatisin një seri kontrollesh, që kanë në shënjestër familjet, të cilat kanë hyrë në vend në mënyrë të paligjshme, që nga fillimi i vitit të kaluar.

E përditshmja prestigjioze e përshkruan këtë si përpjekjen e parë në shkallë të gjerë, për deportimin e mbi 100 mijë familjeve, që kanë hyrë nga kufiri jugor.

Shumë prej tyre janë përpjekur t’i largohen kësisoj dhunës në Amerikën Qendrore. Njoftimi thotë se, shkalla e vrasjeve në El Salvador ka arritur nivelin më të lartë në një gjeneratë dhe thatësira e madhe po ndikon që njerëzit të largohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.