Kosova

Kryeministri Thaçi falënderon Togon për njohjen e Kosovës

Thaçi-falënderon-Togon-për-njohjen-e-Kosovës-525x350Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një takimi sot me ministrin e Punëve të Jashtme të Togos, Robert Dussey, bisedoi për bashkëpunimin dypalësh dhe për mundësinë e avancimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Kryeministri Thaçi shprehu angazhimin e qeverisë dhe institucioneve të Kosovës për ndërtimin e shtetit demokratik të Kosovës dhe për ndërtimin e marrëdhënieve diplomatike, ekonomike dhe kulturore me të gjitha shtetet në botë, duke respektuar diversitetet dhe interesat e të gjithëve.
Thaçi shprehu falënderimin e tij dhe të qeverisë së Republikës së Kosovës për njohjen e Kosovës nga Togo dhe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy shteteve respektive.
“Kosova është shteti më i ri në Evropë, por është duke e dëshmuar se di të jetë faktor paqeje dhe stabiliteti në rajonin e Evropës Juglindore”, theksoi kryeministri Thaçi .
Nga ana e tij ministri i Jashtëm i Togos, Robert Dussey, falënderoi kryeministrin Thaçi për pritjen dhe theksoi rëndësinë e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Togos me Kosovën, si dhe mundësinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Bashkëpunimit i Republikës së Togos, Robert Dussey, ndodhet sot për vizitë zyrtare në Kosovë, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.
Togo është shteti i 107 anëtar i OKB-së që njeh Pavarësinë e Kosovës, ka bërë të ditur MPJ kosovare në 2 korrik duke paralajmëruar edhe nënshkrimin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button