Home / Politika / Rama-Meta ritakohen brenda javës pa praninë e mediave

Rama-Meta ritakohen brenda javës pa praninë e mediave

Një takim i dytë brenda javës është zhvilluar paraditen e sotme mes shefit të qeverisë, Edi Rama dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta. Ata kanë vendosur që takimin e radhës ta bëjnë në ambientet e “Vilës 31”, në kryeqytet.

Burime jozyrtare thonë se Rama-Meta kanë në fokus të diskutimeve  reformën e drejtësisë dhe mënyra se si do të procedohet me komisionin e posaçëm për këtë reformë,  mandati i së cilit u shty pak ditë më parë deri në mesin e vitit 2016.

Gjithashtu në këtë takim kanë marrë pjesë edhe dy  krerët e grupeve parlamentare të PS dhe LSI, Gramos Ruçi e Petrit Vasili. Mediat nuk janë lejuar që të marrin pjesë në takimin dypalësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.