Maqedonia

Të pastrehët kryetarit të Shkupit: A mund të jetosh ti në rrugë?

“Me të lënë ty 3 ditë në rrugë të jetosh, e sheh se si do mbijetosh”. Këto fjalë ia tha një i pastrehë, Koce Trajanovskit, kryetarit të Qytetit të Shkupit, i cili e vizitoi qendrën e Kryqit të kuq në “Momin Potok”. Të pastrehët janë të pakënaqur pasi që atyre u mundësohet vetëm një herë në javë të kenë ushqime të thata. Ndërkaq, në këto temperatura të ulëta, ata nuk kanë ku të strehohen, njofton TV21.

Në këtë qëndër ka vetëm 20 dyshekë për t’u strehuar në këto ditë të ftohta, por këtu janë paraqitur 50 persona pa strehë. Në pyetjen tonë drejtuar kryetarit të Shkupit, për kapacitetin e vogël të kësaj qendre, ai tha se qëllimi i qendrës nuk është që ta strehojë këtë kategori sociale, por vetëm se ta kalojnë aty ca ditë, përkohësisht. Ai, si alternativë për strehim, e propozoi strehimoren Çiçino Sellë, por të pastrehët nuk duan të shkojnë atje për shkak të kushteve të këqija.

Çdo vit, Qyteti i Shkupit ndanë 500 mijë denarë për këtë qendër. Sot u dhuruan 50 paketa me batanije, shalle dhe dorëza e pallto, por streha e më tejshme për këta njerëz vazhdon të mbetet qielli i hapur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button