Kronika

Avokati i Popullit: E turpshme për shtetin që ende vdesin foshnja nga i ftohti

aaAvokati i Popullit, Igli Totozani, nëpërmjet një deklarate për mediat, shprehu “tronditjen, indinjatën dhe dhimbjen më të thellë për një tjetër jetë fëmije të humbur nga të ftohtit”.
Totozani deklaron se “është e turpshme për këtë shtet që ende vdesin foshnja nga i ftohti, pasi askush nuk kujdeset për ta, askush nga pushteti vendor apo qendror nuk u garanton një strehë, qoftë edhe provizore, sa për të kaluar dimrin”.
Avokati i Popullit i bëri edhe një herë tjetër thirrje drejtuesve vendorë, por edhe atyre të qeverisjes qendrore, që të gjejnë kohë dhe të përkushtohen edhe për të varfrit, edhe për të pastrehët, edhe për fëmijët romë që të mos vdesin më nga të ftohtët.
Avokati i Popullit kërkon me forcë dhe në mënyrë urgjente marrjen e masave nga pushteti vendor për gjetjen e vendstrehimeve të përkohshme për popullsinë e pastrehë dhe sidomos për familjet rome, të cilat jetojnë në kushte të një varfërie ekstreme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button