Arte

Eneda Tarifa me këngën “Përralla” fiton Festivalin e 54 të RTSH-së

aaaEneda Tarifa me këngën “Përralla” është fituesja e Festivalit të 54-ët të Radio Televizionit Shqiptar, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong Contest 2016, në Suedi.

Pa marrjes së çmimit Eneda tha se “ndihem si në përrallë . Unë e jetova e përjetova këngën time. Më keni mbushur me emocion ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen, do bëj të pamundurën ta realizoj ashtu siç duhet në Eurosong”.

Çmimi i dytë i festivalit i është dhënë këngëtarit Aslaidon Zaimaj fitues i edicionit të katërt të “The Voice of Albania” me “Merrme që sot”, ndërsa çmimi i tretë shkoi për Flaka Krelanin me këngën “S’je për mu”.

Pas prezantimit të 22 artistëve finalistë juria ka përzgjedhur në fund 10 këngët më të mira, duke analizuar të gjithë komponentët muzikorë.

Gjatë natës finale u dha një çmim special me vlerë 2 mijë euro nga kompania Eurosig për këngën “Dashuri në përjetësi”, nga Rezarta Smaja dhe Klodian Kaçani.

I ftuar nderi në natën finale ishte edhe violinisti i njohur shqiptar Shkëlzen Doli, i cili përshëndeti festivalin më një kolazh këngësh nga të gjitha trevat shqiptare.

Eventi më i rëndësishëm i muzikës shqiptare, u zhvillua në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, nën prezantimin e Blerta Tafanit dhe Pandi Laços dhe me drejtor artistik Elton Dedën. Juria përbëhej nga Olta Boka, Françesk Radim Jehona Sopi, Pirro Çako, Helidon Haliti, Ilirian Zhupa dhe Alban Nimani.

Këngët më të mira që u interpretuan në natën finale:

“Jeto dhe ëndërro” – Andrian Lulgjuraj
“Engjëll i lirë” – Sigi Basri
“Buzëqesh” – Dilan Reka
“Pa mbarim” – Luiz Ejlli
“Asaj” – Nilsa Hysa
“Monolog” – Erga Halilaj
“Të ndjek çdo hap” – Florent Abrashi
“Në sytë e mi” – Teuta Kurti
“Një kafe” – Kozma Dushi
“Merrmë që sot” – Aslaidon Zaimaj
“Mos ik” – Egert Pano
“Ajo çfarë ndjej” – Kristi Popa
“Dashuri në përjetësi” – Rezart Smaja & Klodian Kacani
“Një det me ty” – Jozefina Simoni
“Sa të dashuroj” – Genc Tukiqi
“Flakë” – Evans Rama
“Liroje zemrën” – Besa Krasniqi
“Infinit” – Enxhi Nasufi
“S’je për mu” – Flaka Krelani
“Ato që s’t’i them dot” – Renis Gjoka
“Për një mrekulli” – Lind Islami
“Përrallë” – Eneda Tarifa

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button