Home / Politika / Vdekja e foshnjës, Basha: Qeveri kriminalisht e papërgjegjshme

Vdekja e foshnjës, Basha: Qeveri kriminalisht e papërgjegjshme

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë për mosreagim ndaj vdekjes së foshnjës nga i ftohti. “Ka ardhur koha të varrosim kërmën e hajdutëve që i thotë vetes qeveri. Koha nuk pret”, është shprehur Basha.

“Melisa Mehmeti, një foshnjë 3-muajshe ka vdekur në gjumë prej të ftohtit sot në mëngjes në Shkozë të Tiranës. Nuk ka fjalë që mund të ngushëllojnë dhimbjen që shkakton ky lajm i kobshëm. Në harkun e pak ditëve dy foshnje dhe një grua vdiqën nga i ftohti. Asnjë reagim, asnjë ngushëllim, asnjë masë nga kokoshi i Surrelit e as nga kastraveci i Tiranës. Mosreagimi i tyre është vetëkallëzimi i kësaj qeverie kriminalisht të papërgjegjshme. Është epitafi i Rilindjes së Hajdutëve qe erdhi me premtime të mëdha por që vetëm vjedh, mashtron dhe nëpërkëmb qytetarët e këtij vendi. Ka ardhur koha të varrosim kërmën e hajdutëve që i thotë vetes qeveri. Koha nuk pret”, është shprehur Basha.

Leave a Reply

%d bloggers like this: