Teater

Muzikali i suksesshëm “Carmina Burana”, ngjit në skenën e TKOB-së 250 artistë

Muzikali i kompozuar nga gjermani Carl Orff në vitin 1936, “Carmina Burana” vjen për publikun në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në ditët e fundit të këtij vitivitit.

Për tre mbrëmje, në datat  28, 29 dhe 30 Dhjetor ora 19.00  do të rivihet në skenë një nga veprat, që tashmë ka marrë vlerësime jo vetëm në skenën shqiptare, por dhe atë të huaj.

Kjo vepër, e konsideruar si një ndër klasikët e parë në historinë e muzikës,  sjell në skenë rreth 250 artistë, ku përfshihet trupa e baletit, solistë, kori dhe Orkestra e TKOB. Orkestra do të drejtohet nga Elda Laro, artistja e talentuar, e cila nga Janari i 2016 do të jetë dirigjente e dytë në Deutsche Oper të Berlinit.

“Pas suksesit që pati në Tetor të po këtij viti, menduam ta ofrojmë sërish për publikun tonë në këto ditë festash, këtë produksion madhështor, i cili përveç muzikës së mrekulleshme të Carl Orff, sjell gjithashtu një koreografi, e cila është një “himn për dashurinë e sinqertë” siç shprehet edhe krijuesi i saj Youri Vamos”, thuhet në njoftimin e teatrit mbi këtë vepër, që pritet të jetë në skenë për 3 netë me radhë.

Vepra që vjen në skenë në ditët e fundit të vitit, është vlerësuar jo pak dhe nga vetë titullari i Teatrit të Operës dhe Baletit, Ilir Kerni. Që në kohën që u prezantua se kjo vepër do të jetë në skenë para pak ditësh, drejtori Kerni e cilëson këtë produksion të teatri shqiptar si një vepër të skenave evropiane.Images

“2015 meriton një mbyllje madhështore. “Carmina Burana” vepër e skenave evropiane. Carl Orff +Youri Vamos”, shkruan drejtori Ilir Kerni mbi këtë vepër, që mbrëmjes e së hënës është në skenë për publikun. “Carmina Burana” është brilante në gjithë thjeshtësinë që e karakterizon, ritmikisht potent, me një tematikë gjithnjë aktuale, ky balet të zgjon fantazinë si asnjë vepër tjetër e shekullit të 20-të.

Këtij pushteti sugjestionues që përcjell muzika e Orff, koreografi Vamos i përgjigjet me një skenografi veçanërisht të thjeshtë. Vetë skena kornizohet nga siluetat e korit dhe orkestrës. Nën këtë sfond dhe nëpërmjet një koreografie mbresëlënëse ai shpalos një himn ngazëllyes për dashurinë e sinqertë.

“Carmina Burana” është parë si një eksperiencë, e cila s’do të mund të ç’rrënjoset me lehtësi nga kujtesa, një vepër që ka lënë pa fjalë audienca për 20 vite.

15-10-05-04-22-52big_carmina_buranaNë lidhje me konceptin skenik të baletit Carmina Burana, koreografi Youri Vamos është shprehur se “tema qëndrore e koreografisë sime është qëndrimi i njeriut ndaj ligjeve të natyrës. Ai që ngrihet kundër harmonisë që jeton në të, është i destinuar të dështojë”.

“Në luftën e vazhdueshme mes burrit e gruas, në rendje të përjetimeve erotike – mes dhunës dhe gënjeshtrës – ajo që do të mbijetojë është vetëm dashuria e sinqertë. Në konceptin tim, i cili shfaqet përmes gjuhës së baletit, tek kjo vepër jam frymezuar pa dyshim nga muzika, pavarësisht tekstit të këngëve. Është rastësi që disa skena baleti përkojnë me tekstin. Ky fakt dëshmon edhe njëherë për karakterin sugjestionues që ka muzika e Orff”, ka shtuar ai.

Youri Vamos është një prej atyre pak artistëve të kalibrit botëror i cili me shumë vendosmëri këmbngul në ruajtjen e minutazhit të veprave në të gjithë shtrirjen e tyre. Punët e tij dallohen për dozë të lartë kreativiteti, për një sens të jashtzakonshëm të dramës dhe muzikalitet të lartë. Fakti që para 100 vjetësh nepërmjet baleteve klasike nuk arrihej deri në fund që të dilnin në pah nuancat psikologjike e personale të karaktereve ka qënë një motivim i mjaftueshëm për të për ti risjellë këto vepra të ridimensionuara. Sidoqoftë ai i mbetet besnik i trashëgimisë klasike duke e parë atë si bazë të artit që zhvillon.

Prezantimi i veprave krejtësisht tradicionale permes notash aktuale mbetet një prej arsyeve të suksesit të tij. Kompania e madhe e baletit në veri të Rhine Westphalia, prej 13 vitesh vendos në skenë produksione që mbajnë vulën e tij, gjë që vërteton cilësinë e lartë të artit të Vamos.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button