Home / Politika / PAK-ja proteston para Kuvendit kundër ligjit të ri: Ministri Veliaj të japë dorëheqjen

PAK-ja proteston para Kuvendit kundër ligjit të ri: Ministri Veliaj të japë dorëheqjen

proteste-para-kuvendit-e-paraplegjikeve-Foto-A-320x228Personat me aftësi të kufizuar, janë grumbulluar paraditen e sotme para Kuvendit për të protestuar kundër ndryshimeve në pr.ligj që ka lidhje me këtë kategori njerëzish.

Me parulla në duar, kundër ligjit të ri të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ata kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit Veliaj, duke e cilësuar jo vetëm diskriminues, por që u heq edhe shumë të drejta atyre të fituara prej shumë vitesh.

Kryetari i PAK-së, Sinan Tafaj, akuzoi Veliajn se po favorizon shoqatat pranë tij dhe po synon të përçajë grupet e kësaj shtrese në nevojë.

“Ne jemi viktima të menaxhimit të keq të qeverisë. Protesta jonë bëhet për të kundërshtuar ligjet mafioze, – tha Tafaj. – Pr.ligji për PAK-në, është i ndërtuar me hile. Ministri Veliaj bëri përpjekje për të na përçarë, që të mos protestonim sot para Kuvendit. Ndryshimet në pr.ligj bëhen sipas interesit të momentit.

Protesta jonë, nuk është kundër qeverisë dhe PS, por kundër ministrit Veliaj që solli këtë projekt ligj për ta kaluar në parlament. Ai është shprehur se do të jepte dorëheqjen nëse do të bënte ndonjë padrejtësi ndaj nesh, kështu që duhet të largohet. I bëjmë thirrje kryeministrit Rama të rishikojë këtë ligj”.

Të gjithë protestuesit në kor, i kërkuan ministrit Veliaj të japë dorëheqjen.

Leave a Reply

%d bloggers like this: