Kronika e zeze

Maunia përplas makinën në Rrogozhinë, 1 i vdekur 2 të plagosur

maune-320x170Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve, ka ndodhur sot në mëngjes në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë.

Një maune me targa të Elbasanit, është përplasur me një makinë të tipit “Audi” me targa italiane, ku ndodheshin tre persona. Sipas policisë, njëri prej tyre ka humbur jetën në vend, ndërsa dy të tjerët janë plagosur.

Deri tani policia nuk ka identifikuar as viktimën e as të plagosurit, të cilët u dërguan menjëherë në spital. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Rrogozhinës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button