Moda

Mënyrat më të mira që të dukeni si një franceze e vërtetë

Në rast se nuk e keni vënë re, pamja “unë u zgjova kështu” është një nga pamjet më të pëlqyera të momentit. Kush më mirë mund ta mishërojë këtë përveçse një femre franceze me flokët e saj të parregulluar dhe me një fytyrë të bukur dhe të zhveshur?

E veçanta e bukurisë franceze është se duket si diçka e parëndësishme pamja e jashtme megjithëse është aq e bukur, por në fakt femrat aty kalojnë orë të tëra para pasqyrës për të perfeksionuar teknikën e tyre të të dukurit pa grim. Prandaj femrat franceze adhurohen kaq shumë.

Këto janë mënyrat më të mira që dhe ju të dukeni si një franceze e vërtetë.

Femrat franceze asnjëherë nuk i lyejnë flokët e tyre
Mos i lyeni flokët tuaj, ose nëse e bëni lyejini vetëm në formën origjinale për t’u dhënë shkëlqim ose për të fshehur thinjat. Kjo ndiqet nga pjesa më e madhe e femrave në Francë të cilat e respektojnë nënën natyrë.

Femrat franceze kurrë nuk i thajnë flokët
Mos i thani flokët me tharëse, ndërkohë mund të përdorni burime që janë miqësore me flokët: ajrin e freskët në verë dhe peshqirin në dimër.

Femrat franceze nuk i lajnë flokët çdo ditë
Nuk është mirë t’i lani flokët çdo ditë, pasi ata mund të fitojnë një peshë dhe nuk do ta kenë volumin e duhur. Femrat franceze e dinë se flokët e larë çdo dy ditë janë më të mirët.

Femrat franceze kurrë nuk vendosin aksesorë në flokë
Është më mirë të mos i ngarkoni flokët me aksesorë të tillë. Nëse jeni mbi 18 vjeç është mirë të shmangni zbukurimet në flokë, do t’ju bëjë më tërheqëse.

Femrat franceze nuk dalin kurrë me flokë të lagur nga shtëpia

Sa më shpesh të jetë e mundur lajini flokët në mbrëmje dhe jo në mëngjes në këtë mënyrë nuk do të largoheni nga shtëpia më flokë të lagur. Për më tepër, nëse ju flini me flokë të lagur, ata do të kenë një formë më të bukur kur të zgjoheni të nesërmen.

Femrat franceze nuk e harrojnë kurrë fuqinë e parfumit
Aroma e parfumit në flokët tuaj, pas veshëve ose rreth qafës nuk bën kurrë dëm, përkundrazi.

Femrat franceze nuk ankohen kurrë për të nxehtin
Koha e verës është një bekim me ujin e detit dhe shkëlqimin e diellit. Flokët bëhet perfekt me pak ashpërsi, më të ndezur dhe me më shumë kripë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button