KeshillaModa

Si t’i heqësh njollat e ujit nga çizmet e lëkurës

Gjatë periudhës së dimrit, këpucët apo çizmet e lëkurës janë shqetësuese për njollat e ujit që mund të mbajnë nga shiu, bora apo lagështira e ajrit. Në raste të tilla, shanset janë që njollat të mbeten në çizmet e lëkurës dhe më pas të vuash për t’i hequr.

Por ka një zgjidhje edhe për këtë, pa u shqetësuar shumë, thjeshtë ndiq hapat e mëposhtëm.

Me një copë të lagur (sfungjer) me ujë të ngrohtë (jo të nxehtë), fshi me kujdes të gjitha njollat që kanë mbetur në çizme.

Pasi të jetë tharë plotësisht uji nga lëkura, hidh disa pika uthull mbi copën e lagur dhe pastro me kujdes pa ushtruar forcë, në mënyrë që të mos i dëmtosh lëkurës ngjyrën.

Nëse do të përdorësh sfungjer, sigurohu që të jetë sa më i butë, që lëkura të mos dëmtohet. Po ashtu, bëj kujdes që uthulla të jetë e bardhë, në mënyrë dhe të mos lërë asnjë shenjë në lëkurë.

Në fund, lëri çizmet të thahen plotësisht dhe pas kësaj, përdor një copë të pastër pambuku së bashku me solucionin e lëkurës që t’i zbutësh dhe t’u japësh çizmeve shkëlqim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button