Home / Bota / Amerika / 43 viktima nga moti i keq në SHBA

43 viktima nga moti i keq në SHBA

Të paktën 43 persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq në ditët e fundit të këtij viti në SHBA.

Stuhitë që kanë përfshirë zonën jugore kanë shkaktuar vdekjen e 43 personave, ndërsa gjendja e emergjencës është shpallur në Misuri dhe Nju-Meksiko.

Të paktën 13 persona humbën jetën në përmbytjet e shkaktuara nga sasia e madhe e reshjeve në Misuri dhe Ilinois, ndërsa 11 të tjerë kanë vdekur në Teksas dhe Dallas.

600 banesa janë dëmtuar në Teksasin Verior, ndërsa të gjithë shtetin rezultojnë të shkatërruara mbi 1450 shtëpi.

Tetë persona mbetën të plagosur në Oklahoma, ku si pasojë e erërave të fuqishme dhe borës kanë mbetur pa energji të paktën 60 mijë shtëpi dhe biznese.

Të paktën 1100 fluturime u anuluan në të gjithë vendin.

Leave a Reply

%d bloggers like this: