Te ndryshme

6 studimet më interesante nga psikologjia për vitin 2015

Çdo vit, psikologët publikojnë një sasi shumë të mëdha rezultatesh të kërkimeve të tyre shkencore, çka i bën ato thuajse të pamundura për t’u lexuar të gjitha. Sidoqoftë, një përqasje klasifikuese, mundëson që më poshtë të gjejë gjashtë studimet më kryesore që fusha e psikologjisë i ofroi njerëzimit këtë vit.

  1. Vlerësimi i riprodhueshmërisë së shkencës psikologjike

Ky studim është rezultat i një lëvizjeje të rëndësishme në fushën e psikologjisë. Në një përpjekje të quajtur “Projekti i Riprodhueshmërisë”, kërkuesit në dhjetëra universitete bashkëpunuan  për të përsëritur qindra studime psikologjie që u kryen fillimisht në vitin 2008.

Ata përfunduan duke përsëritur rreth gjysmën e studimeve. A ishte rezultati i mirë apo i keq? Është e pashmangshme që studimet të mos jenë gjithnjë të riprodhueshme – nëse një studim do të riprodhohej, atëherë çdo kërkues do të kishte të drejtë herën e parë; edhe zbulimet e drejta do të rezultonin të dobëta kur përpiqemi t’i ripërsërisim.

Njëkohësisht, studimi arriti në përfundimin se ka vend për përmirësim në psikologji, veçanërisht kur vjen puna për praktikat kulturore në komunikimin shkencor. Veçanërisht, autorët propozuan që kërkimet e kryera në shkallë të vogël, kombinuar me paragjykimet, krijojnë një rritje të stigmatizimit shoqëror.

Me fjalë të tjera, dëshira për të sjellë risi, i nxit kërkuesit të mbivlerësojnë përfundimet në punën e tyre. Është një përpjekje shumë mbresëlënëse dhe e vlerësuar për të siguruar që psikologjia të ecë përpara në mënyrën më të mirë të mundshme.

  1. Çfarë ndodh me rehabilitimin e dëmtimit traumatik në tru

Më në fund, dëmtimi traumatik në tru ose T.B.I, po bëhet një bisedë e rëndësishme. Është një problem shumë i madh. Në vitin 2010, dy milionë e gjysmën njerëz në SHBA kishin një dëmtim të tillë dhe rreth 3.1 deri në 5.3 milionë njerëz jetonin me paaftësi në afat kohor të gjatë, ose edhe të përhershëm për shkak të pasojave të T.B.I.

Deri më tani, kjo gjendje është studiuar pak. Por në vitin 2015, shkenca e psikologjisë iu përkushtua ekzaminimit të provave ekzistuese në lidhje me pasojat e dëmtimit traumatik të trurit dhe trajtimeve të mundshme në të ardhmen.

Disa nga zbulimet janë befasuese: nëse jeni femër ose aziatike, keni më pak gjasa të merrni një ilaç psikotrop, pavarësisht provave për aplikimin e tij. Dhe për më tepër, rezultoi se ne nuk ia kemi idenë se çfarë i trajton më mirë këto dëmtime. Në këtë fazë, parashikuesi më i mirë i rezultatit, duket të jetë serioziteti i sëmundjes në vend të trajtimit të veçantë që mund të merrni. Por provat janë premtuese për të ardhmen.

  1. Miqësia e dobishme

Ky studim tregon se edhe një miqësi e vetme e ngushtë, është e vlefshme në mbrojtjen e fëmijëve ndaj disa faktorëve psikologjikë të rrezikut. Kjo nuk është një ide e re, por kërkimi është një hap i rëndësishëm empirik përpara.

  1. Trajtimi i pagjumësisë me ilaçe jofarmaceutike

Kujt do t’i kishte shkuar mendja se viti 2015 do të ishte ai i një terapie konjitive dhe të sjelljes për pagjumësinë. Është e vështirë të thyhet cikli i pagjumësisë. Ky studim ofron prova të një mundësie terapeutike. Përfshin elemente të një qasje tradicionale terapeutike, si psiko-edukimi, higjiena e gjumit, kontrolli i stimuluar, kufizimet e gjumit, terapia konjitive dhe relaksimi.

Metodat duken shumë premtuese për të rritur cilësinë e gjumit dhe për të luftuar gjendjen e dobësisë. Efekti nuk është i madh, por çdo hap është i dobishëm për të kuruar sëmundjen.

  1. Lidhja mekanike mes nuhatjes dhe autizmit

Autizmi është i vështirë për t’u studiuar, diagnostikuar dhe shkopsitur. Ky studim ofron një mundësi të re: një rrugë për të përdorur aromën si një element më objektiv i çrregullimit të mundshëm. Lidhja gjithashtu ofron të dhëna në disa prej mekanizmave të problemit të zhvillimit neurotik të autizmit.

  1. Zbulimi mbi faktorët e negativitetit

Depresioni është menduar si një gjendje që mund të përballohet me anë të ilaçeve. Ne ende nuk e dimë se si funksionojnë për shembull ilaçet që trajtojnë depresionin dhe nëse ato funksionojnë.

Ky studim ofron një mjekim novativ me FGF9, një neurotrofinë (një lloj proteine) që duket se luan një rol kyç në rregullimin e zhvillimit embrionik dhe diferencim qelizor që duket se është i rëndësishëm në rregullimin e gjendjes emocionale.

Te njerëzit që vuajnë nga depresioni i rëndë, duket se është i parregulluar ose shprehet në një përqendrim shumë të lartë. Te kafshët me stres kronik, prania e FGF9 rritet në hipokampus, ndërsa një faktor FGF2, që lidhet me uljen e niveleve të depresionit, ulet. Mund të mos jetë një zbulim që do të ofrojë zgjidhje të përhershme, por është një shpresë e re.

Burimi: New Yorker

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button