Home / Politika / Mesazhi i Nishanit për Vitin e Ri: Politika t’i japë fund konfliktualitetit

Mesazhi i Nishanit për Vitin e Ri: Politika t’i japë fund konfliktualitetit

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka përcjellë urimet e tij për Vitin e Ri 2016. Në një mesazh drejtuar shqiptarëve, Nishani apleon që të lihet mënjanë konfliktualiteti politik dhe të ecet më tej në rrugën e integrimit europian.

“Vështirësitë dhe dramat e qytetarëve le të jenë një apel i ri për vendimmarrjen, për drejtuesit e institucioneve dhe politikën në veçanti, për të bërë atë që presin qytetarët prej tyre.

Reforma në drejtësi, lufta ndaj korrupsionit dhe arbitraritetit, një vëmendje më e madhe për shtresat në nevojë përbëjnë imperativin e kohës për Shqipërinë dhe përgjegjësinë tonë direkte ndaj brezave të ardhshëm.

Nuk ka më kohë për retorikë e konfliktualitete të panevojshme. Vendi ka nevojë për më shumë punë, shpresë, dialog dhe më shumë pozitivitet. Urimi im është që 2016 të shënojë një kthesë të fortë e pozitive në gjithë politikëbërjen në vend, në shërbim të vlerave të dinjitetit njerëzor të gjithësecilit, të lirisë, barazisë para ligjit, solidaritetit, të shërbimit me devotshmëri të qytetarëve e halleve të tyre të përditshme.

Të dashur bashkëqytetarë, më lejoni të uroj nga zemra gëzuar vitin 2016! Qoftë një vit i begatë për ju, të afërmit tuaj dhe miqtë tuaj”, thotë Nishani në urimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.