Kosova

Jahjaga priti prokurorin per hetime speciale Clint Williamson

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ka pritur sot prokurorin kryesor të Task Forcës për Hetime Speciale (SITF), zotëri Clint Williamson, i cili po qëndron në Kosovë.

atifete

Sipas njoftimit për medie nga ky takim, presidentja Jahjaga tha se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara të bashkëpunojnë me SITF në periudhën në vijim për të forcuar rendin dhe ligjin dhe për të përmbushur obligimet ndaj drejtësisë ndërkombëtare dhe vendore.

Ajo po ashtu citohet të ketë thënë se Kuvendi i Kosovës e ka mbështetur krijimin e Gjykatës Speciale dhe që në momentin e konsolidimit institucionet e sapozgjedhura do të zbatojnë marrëveshjen e ratifikuar duke bërë ndryshimet e domosdoshme ligjore dhe kushtetuese për të akomoduar krijimin e gjykatës së re.

Presidentja Jahjaga tha se ajo është e përcaktuar që qasja e Kosovës ndaj drejtësisë të jetë gjithëpërfshirëse dhe se hetimet që dalin nga raporti i Këshillit të Evropës nuk janë përpjekje për të gjykuar betejën tonë kolektive për liri, por mënyrë për të hetuar krimet e supozuara individuale.

Ajo e siguroi z. Williamson se Kosova është e përcaktuar që të ballafaqohet me këto akuza në një proces kredibil dhe do të përmbush obligimet e saj me përgjegjësi dhe dinjitet në mënyrë që të përmbyllë këtë kapitull që do të forcojë pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.

Z. Williamson, që po viziton Kosovën në prag të shpalljes së të gjeturave hetimore, falënderoi presidenten Jahjaga për përkrahjen e saj dhënë Task Forcës për Hetime Speciale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button