Politika

Stafi i ambasadës së Kinës viziton Durrësin

cccccNjë pjesë e stafit të ambasadës së Kinës në Shqipëri dhe familjet e tyre vizituan të dielën qytetin bregdetar të Durrësit. Ata u pritën në muzeun arkeologjik nga kryetari i bashkisë së qytetit Vangjush Dako i cili shprehu dëshirën për forcim të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Kinës.

Ambasadorja e Kinës Jiang Yu i përcolli kryetarit të bashkisë së Durrësit, Dako mesazhin e urimit të homologut të tij nga qyteti Shantou i provincës Guangdong, Zheng Renhao, si dhe ftesën për një vizitë në këtë qytet. Ambasadorja Jiang tha se vitin e kaluar midis Durrësit dhe Shantout kanë nisur shkëmbimet miqësore, të cilat pritet të shtohen këtë vit, bazuar në bashkëpunimin konkret ekonomik, tregtar dhe kulturor.

Muzeu Arkeologjik i Durrësit është më i madhi i këtij lloji në Shqipëri dhe në të ndodhen objekte të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, që datojnë qysh nga antikiteti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button