Ekonomia

OSHEE: Sqarim në lidhje me “Përditësimin e të dhënave” dhe “Kontratat previzore”

ddddOperator i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), duke marrë shkas nga deklarata e postuar në FB e deputetit të PD-së, z.Sali Berisha, ku ngre shqetësimin e një abonetit, kërkon të sqarojë opinionin publike, se:

Në muajin shtator 2015, OSHEE filloi Projektin e “Përditësimit të të Dhënave”, si pjesë e rëndësishme dhe e nevojshme për realizimin e implementimit të sistemit të faturim/arkëtimit, investim i ndërmarrë në në kuadër të reformës për “Rimëkëmbjen Energjetike” financuar nga Banka Botërore. Ky sistem ndër të tjerë elemente të imlementimit do të përfshijë: identifikimin e klientëve, ku do të kihet parasysh identiteti i plotë i tyre, adresa e saktë, mënyra si janë të lidhur në rrjet në kuptimin çfarë nivel tensioni, si dhe të dhënat për matësit.

Projekti i përditësimit të të dhënave për 1.2 milionë kontratat që OSHEE ka me klientët e saj është mjaft i rëndësishëm, pasi i jep mundësi kompanisë të krijojë një bazë të besueshme të dhënash, për te grumbulluar hde përpunuar informacionin e nevojshëm që do të mundësoje orintimin e duhur për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë drejt politikave dhe strategjive të zhvillimit shoqëruar kjo dhe me rritjen e eficencës dhe cilësinë e shërbimit të ofruar, duke mundësuar ndër të tjera dhë parashikimet e nevojshme mbi konsumet dhe kërkesën e energjisë duke bërë që marzhet e gabimit në parashikime të jenë sa më të ulëta. Në afatgjatë, të dhënat që do të mblidhen nga sistemi i informacionit mund të përdoren për analiza më të detajuara, që do t’i shërbejnë OSHEE-së, por edhe reformave që ndërmerren në tërësi për sektorin energjetik, si liberalizimi i tregut, apo investimet që kryhen. Qëllimi i këtij projekti përditësimi, synon plotësimin e dosjeve që mbartin mangësi informacioni të abonentëve të OSHEE.

Për abonentin ka avantazh, pasi një dosje/kontratë e tij me të dhëna të sakta/të plota/të besueshme, duke e shndëruar shërbimin ndaj tij sa më transparent dhe eficient. Në kuadër të këtij projekti, OSHEE po trajton edhe “kontratat provizore”, proces që pritet të mbyllet në muajin janar 2016!!. Theksojmë se përditësimi i të dhënave për kontratat provizore dhe kalimi i tyre në status definitive është pa pagesë.

Nga një analizë që u është bërë të dhënave nga ana e OSHEE-së rezulton se janë 100 mijë kontrata nën emërtimin provizore. Kjo është një shifër relativisht e lartë që ka ardhur si efekt i kontratave që janë mbartur sit ë tilla gjatë fazës së krijimit të kompanisë në 2007, për një arsye apo për një tjetër duke mbetur në sistem më këtë lloj statusi. Ajo që OSHEE kërkon të bëjë tashmë është kalimi i këtyre kontratave në definitive (përfundimtare) dhe për këtë konsumatorët nuk do të kenë asnjë kosto shtesë. Nga totali i 100 mijë kontratave, janë 87 mijë familjarë dhe 13 mijë jofamiljarë

Procesi i “përditësimit të dhënave”, dhe sidomos ai i “kontratave provizore”, që kur nisi në shtator 2015, ka qenë tërësisht transparent, ku OSHEE, disa herë, me mjetet e informimit publik, konferenca, intervista, deklarata,u ka bërë apel konsumatorëve mbajtës të kontratave provizore që të informohen përmes zyrave të kujdesit ndaj Klientit (KNK) dhe në faqen www.oshee.al të shikojnë statusin e tyre, të ndihmohen në plotësimin e formularit, etj.

Në web është e publikuar lista me 100 mijë kontratat provizore dhe çdokush mund të shikojë nëse është apo jo pjesë e këtij procesi. Me këtë rast, OSHEE u bën thirrje kësaj kategori të nxitojnë pasi afati i fundit, i shtyre (ishte dhjetor 2015 për në fund të janarit 2016, u jep mundësi të mos paguajnë tarifën e lidhjes, prej 14 mijë lekë të reja.

Pas përfundimit të afatit, kompania do të ushtrojë kontroll në terren, ku gjetjet dhe analizat do të jenë pjesë e një vendimarrje të mëtejshme. Theksojmë se disa konsumatorë, në kohën kur tarifat ishin më dy fasha, kanë hapur 2-3 kontrata, për t’iu shmangur detyrimit për pagesën e furnizimit të energjisë elektrike sipas planit tarifor të asaj kohe.

Në lidhje me mbifaturimet, OSHEE sqaron se cilësia e faturimit ka qenë në fokus të shoqërisë për vitin 2015, duke ushtruar kontrolle me qëllim reduktimin e abuzimit të punonjesve ne saktëësine e leximit të konsumeve të furnizimit të energjise elektrike.

Një ndër kontrollet rutinë tashmë të berë publike prej nesh është ai që fillon para procesit të leximit të matësve dhe pas leximit të tyre. Ky kontroll realizohet pikërisht me qëllimin e reduktimit të gabimeve por dhe të shmangjes së bashkëpunimit konsumator –personel.

Sic jeni në dijeni nga praktikat e mëpashme një prej abuzimeve të shpeshta është mosleximi i saktë i matësit, duke mos rregjistruar të dhënat e sakta në sistemin e leximit nga lexuesi.

OSHEE ka marrë dhe vijon të ndërmarrë masa administrative ndaj ketyre lexuesve.

Për rrjedhojë, pas verifikimeve në matës, dalin kilovat të padeklaruar më parë në leximet të cilat më tej reflektohen në konsumet e muajit në të cilat evidentohen nga kontrollet.

Këto raste konsumatorët i konsiderojnë “mbifaturim” dhe një pjese e tyre i ankimon, ndërkohe që përfaqësojnë konsume reale të pafaturuara dhe të papaguara nga konsuamtorët. Gjatë këtyre kontrolleve të leximeve normalisht evidentohen dhe gabime të cilat për vitin 2015, bazuar në ankesat e konsumatorëve pranë OSHEE janë janë rreth 17 mijë ankesa për fatura, në raport me rreth 12 milionë fatura të lëshuara nga kompania. OSHEE është e angazhuar në përmirësimin e proceseve të saj të brendshme në lidhje me rritjen e transparencës së shërbimit të ofruar, për këtë qëllim ku fokus mbetet rritja e aftësisë profesionale të punonjësve të qëndrave të shërbimit të klientit të cilat janë pika e vetme e kontaktit më klientët dhe mënyra e vetme e marrjes së informacionit në kompani. Ftojmë konsumatorët që kanë ankesa apo kërkesa për cilësinë e punës së stafit ti drejtohen vetëm qendrave të shërbimit të klientit ose me shkrim pranë Drejtorisë Qendrore si e vetmja pikë kontakti zyrtar me kompaninë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button