Sporti

Real Madrid: Largohet Rafael Benitez, vjen Zinedin Zidane

aaaaReal Madridi ka konfirmuar se ka shkarkuar kryetrajnerin Rafael Benitez pas barazimit 2 me 2 me Valencian.

Njoftimin e dha presidenti Florentino Perez në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Zëvendësues i tij te klubi madrilen do të jetë Zinedine Zidane, që deri tani ishte trajner i skuadrës së dytë të Realit.

Zidane, pas emërimit, ka thënë se do të japë më të mirën për klubin.

“E falënderoj klubin për mundësinë që më dha që të udhëheq ekipin e parë. Kemi klubin më të mirë në botë. Duhet të bëjmë dhe do të tentoj të jap më të mirën për këtë ekip. Kjo është ditë e rëndësishme për mua. Jam më i lumtur tani se sa kur isha në ditën që nënshkrova si lojtar”, ka thënë Zidane.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button