Kronika

Peshkopi- Kalaja e Dodës me probleme, nuk ka kontraktues për mirëmbajtjen

Rruga Peshkopi- Kalaja e Dodës është vetëm 36 km dhe në verë përshkohet për rreth 45 minuta. Kjo pikë është njësia administrative më e largët dhe më e larta si lartësi detare.

Prej qershorit të vitit që lamë pas, ku ka mbaruar kontrata me kompaninë e mirëmbajtjes së rrugëve, nuk është lidhur asnjë kontratë e re. Janë dashur vetëm pak centimetra dëborë dhe rruga është shndërruar në një prej atyre më problematike.

Shtresa e borës nuk lejon ecjen normale, pasi rruga përshkohet nga kthesa të forta dhe malore. Edhe përdorimi i zinxhirëve nuk është i mundur për shkak të cektësisë së dëborës së rënë. E vetmja mënyrë është ajo me kripë e skorje, që në momentin që nisin reshjet, por as kjo nuk ka ndodhur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button