Home / Bota / Amerika / Uashingtoni vë në pikëpyetje pretendimet e Phenianit për testin e bombës H

Uashingtoni vë në pikëpyetje pretendimet e Phenianit për testin e bombës H

Shtëpia e Bardhë ka vënë sot qartësisht në pikëpyetje pretendimet e Koresë së Veriut, sipas së cilave kjo e fundit ka kryer testin e parë të bombës me hidrogjen, me një potencial shumë më të fuqishëm sesa i një bombë të zakonshme atomike.

“Analiza fillestare që u bë bie në kundërshtim me deklaratat e Koresë së Veriut, sipas së cilave ajo ka kryer me sukses testin e parë të bombës me hidrogjen”, deklaroi Josh Earnest, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.