Kosova

Kosovë-Togo, nënshkruhet marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike

Hoxhaj-Dussey-31-525x350 Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj dhe homologu i tij nga Togo, Robert Dussey, nënshkruan sot në Prishtinë marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve, pak javë pas njohjes zyrtare që ky shtet i ka bërë pavarësisë së Kosovës.
Gjatë pritjes zyrtare që i është bërë në Prishtinë ministrit Dussey, ministri Hoxhaj e falënderoi atë për rolin në formësimin e vendimit që Togo ta njeh Kosovën shtet sovran dhe të pavarur.
“Njohja e Togos ka qenë një ndër njohjet më të rëndësishme që e ka marrë Republika e Kosovës dhe falë vendosmërisë së ministrit Dussey dhe falë mbështetjes nga ana e Presidentit të Togos ne sot e patëm mundësinë që të vendosim edhe marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Togos dhe Kosovës. Ne jemi të interesuar që me Togon të lëvizim përtej marrëdhënieve diplomatike”, tha Hoxhaj, duke kërkuar përkrahjen e mëtejshme në përmbylljen e procesit të njohjeve nga shtetet e tjera afrikane, që ende nuk e kanë marrë një vendim të tillë.
Hoxhaj shprehu interesimin që me Togon të vendoset partneritet bilateral dhe multilateral, që të ketë mundësi për investime të përbashkëta si dhe shkëmbim të studentëve në të dy vendet.
“Vizita e ministrit të Punëve të Jashtme është hapje e një kapitulli të ri bashkëpunimi, e cila do të shkruhet gjatë viteve të ardhshme. Do të kemi mbështetjen e ministrit Dussey sa i takon anëtarësimit të Kosovës në disa organizata botërore në të cilat Kosova veçse ka aplikuar dhe gjatë muajve të ardhshëm do të ketë lajme të mira për anëtarësim në organizata të tilla”, tha Hoxhaj, pas takimit.
Ministri i Jashtëm i Kosovës bëri të ditur se janë nënshkruar edhe dy marrëveshje tjera për bashkëpunim bilateral ndërmjet Kosovës dhe Togos dhe për bashkëpunim në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe të arsimit.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me procesin e njohjeve, ministri Hoxhaj theksoi se aktualisht ka informata që një vend në Afrikë ka marrë vendim në Qeveri për njohjen e Kosovës dhe i ka dërguar procedurat edhe në Parlamentin e tij, e së shpejti do të bëhet publike njohja nga ky vend, dhe se një vend i dytë është në përfundim të proceduarave sa i përket njohjes.
Hoxhaj-Dussey (1)“Unë pres që gjatë verës mund të ketë dy njohje tjera deri në shtator, ndërsa jam shumë i sigurt që Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të jetë një ngjarje ku Republika e Kosovës do të merr edhe njohje të tjera”, tha Hoxhaj, duke shtuar se procesi i njohjeve ka qenë i pandalshëm dhe global, dhe se askush nuk mund ta ndal rrjedhën e historisë që Republika e Kosovës të njihet nga më shumë shtete.
Ministrit i Punëve të Jashtme dhe i Bashkëpunimit i Republikës së Togos, Robert Dussey, tha se “qeveria e Togos ka vendosur që të lobojë te shtetet tjera për të njohur pavarësinë e Kosovës.
“Pavarësia e juaj është e nevojshme, sepse ne besojmë që vendosmëria e popullit është për paqe në botë. Me prezencën tonë këtu duam t’iu konfirmojmë se Togo është e përkushtuar të lobojë dhe të bëj të pamundurën që të ndikojë tek shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën ta njohin atë”, tha ministri Dussey, duke shtuar se do të punohet me të gjitha ato shtete që ta njohin Republikën e Kosovës.
Dussey po ashtu ka shprehur vullnetin e Qeverisë së Togos për të forcuar bashkëpunimin me Kosovën duke veçuar fushën e investimeve.
Ministri i Jashtëm i Togos vlerësoi angazhimin e ministrit Hoxhaj në lobimin për njohje, duke theksuar se sa kohë që Kosova e ka një ministër të Jashtëm ekselent si Hoxhaj, njohje të tjera do të vijnë.
Ministri Dussey ka folur edhe për kontributin konkret të Togos për njohje nga tri shtete të tjera të Afrikës, që ende nuk e kanë njohur Kosovën.
Togo është shteti i 107 anëtar i OKB-së që njeh Pavarësinë e Kosovës, ka bërë të ditur MPJ kosovare në 2 korrik duke paralajmëruar edhe nënshkrimin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button