Maqedonia

Reagon BDI për vizitën e Ahmetit në Athinë

Vizita e Ali Ahmetit dhe funksionarëve qeveritarë në Athinë është po aq private sa ka qenë vizita partiake e Popovskit, thonë burime partiake të BDI-së prë 24vesti.com. Kjo nuk është vizita e parë e kryetarit Ahmeti dhe funksionarëve tjerë qeveritarë në Athinë, po as edhe takimi i parë i liderit të tyre me një ministër të punëve të jashtme të Greqisë.

Në takim do të bisedohet vetëm për çështjen e emrit dhe me ide tjera konkrete të shefit të diplomacisë greke Nikos Kotzias, thonë në BDI. SIpas tyre, periudha kohore e qeverisë kalimtare, duhet të përdoret për të levizë në drejtim të kësaj çështje.

Ndryshe, para një muaj, ministri i jashtëm i Maqedonisë Nikolla Popovski, ishte takuar me homologun e tij grek Koxijas. Pas takimit, Popovski është shprehur se deri te zgjidhja e këtij kontesti ka kodra për t’i tejkaluar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button